Rama: S'është punë timoni, por
destinacioni, dakord me Nanon

Rama: S'është punë timoni, por<br />destinacioni, dakord me Nanon
Gara e 25 qershorit nuk është çështje timoni por destinacioni. Duke e konsideruar konstatim të drejtë atë të ish liderit socialist Fatos Nano, kjo edhe falë eksperiencës së tij në drejtimin e qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se beteja elektorale nuk ka të bëjë vetëm me drejtimin por me destinacionin ku PS synon të çojë Shqipërinë.
 
Duke besuar në një rezultat që konfirmon PS për drejtimin e qeverisë në 4 vitet e ardhshme, kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimi me sipërmarrës turistik në Golem, konfirmoi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë takimin me ish liderin e PS Fatos Nano.
 
Shpresoj që të kemi mundësi që të vijmë në korrik për të bërë një takim më konkret pune pas zgjedhjeve dhe shpresoj shumë që t’ia dalim në zgjedhje dhe në fakt Fatosi e tha bukur mbrëmë nuk është punë timoni, po destinacioni.
 
Ai është edhe shoferi i sprovuar dhe i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të eksperiencës dhe të teknikës së dhënies së makinës për të kuptuar se nuk është qëllim në vetvete
” deklaroi Rama.
 
Një ditë më parë u fol për një takim të mundshëm të kryeministrit Rama me ish kryeministrin Fatos Nano, por pa u konfirmuar zyrtarisht. Ky takim u tha që u zhvillua në Durrës por nuk u dhanë detaje.

Vendosja e paqes mes Ramës dhe Nanos vjen në një moment, kur kryeministri është përfshirë në akuza dhe kundër akuza me Ilir Metën, ish-armikun e Nanos.
 
Pas pajtimit me Ramën nuk përjashtohet edhe një pjesëmarrje e Nanos në festën e PS nesër, por edhe ndoshta në fushatë në ditët në vijim.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro