Rama: S'ka amnisti për askënd
që shkel ligjin, vetëdeklaroni sot

Rama: S'ka amnisti për askënd<br />që shkel ligjin, vetëdeklaroni sot
TIRANE - I pranishëm në forumin e biznesit Shqipëri-Itali, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë sipërmarrësve të deklarojnë mallrat ilegale të parregjistruara si pasojë e evazionit ekzistues në vite. Ai tha se nuk do të ketë amnisti për askënd, por gjithkutj do t'i jepet mundësia për vetëdeklarim, në të kundërt bizneset do të përballen me penalitete. "Nuk ka për të pasur asnjë lloj tolerance ndaj kujdo që në inercine e shkeljes së ligjit kërkon zgjatje kohe. Por i ofrojmë vetërregullim dhe të nxitojnë ta deklarojnë sot se nesër do të jenë objekt i kontrollit, do të duhet të përballen me pasojat ligjore.", - u shpreh Rama.

Drejtësia
Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi duke dhëne një mesazh të qartë për pozicionin e mazhorancës. "Do të krijojmë kushtet që Shqipëria të bëjë një reformë që mos të jetë thjesht një tjetër mandat letrash më shumë në procesin e ligjvënies, por të jetë një instrument për ta përmbysur sistemin e korruptuar të drejtësisë dhe për të krijuar kushtet që drejtësia mos të jetë mall që blihet", - tha Rama. Vetëm pak ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu tha se në Shqipëri “drejtësia mund të blihet me para". 

Forumi
Në aktivitetin e përbashket me kryeministrin shqiptar,  Ambasadori Italian në vendin tonë Massimo Gaiani, kërkoi angazhim nga të dy palët politike për të realizuar reformën në sistemin gjygjësor. Referuar potencialeve të vendit tonë si ambasadori italian dhe kreu i qeverise shqiptare deklaruan se po gjejnë mundësitë për të afruar sa më shumë investitues të rinj. Kreu i qeverisë tha se kjo është një etapë e rëndësishme, duke u shprehur se do ketë rritje të bashkëpunimit me sipërmarrjen italian.

Ndër të tjera kryeministri Rama shtoi gjithashtu se bashkëpunimi i Shqipërisë me Italinë në biznes është frytëdhënës dhe inkurajues. "Kemi hyrë në një etapë të rëndësishme për siëermarrjen Të eksplorojmë mundësitë me rregulla loje të barabarta për të gjithë.Jemi në kushtet ëe një luftë të pandalshme jemi në një moment kyç", - tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit