TIRANE - Liderët e rajonit do të jenë të bashkuar për axhendën europiane, për anëtarësimin me të drejta të plota të vendeve të tyre në Bashkimin Europian. Ka qenë ky mesazhi që u përcoll prej tyre në forumin ekonomik të Vjenës që u mbajt sot në Tiranë. Kryeministri Edi Rama vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, ndersa kryeministri serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia ndihet e lodhur nga pritja e antarësimit, prandaj është koha e thellimit të bashkëpunimit mes tyre.
Paneli i parë me praninë e 6 kryeministrave, u çel me fjalën e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama. Krah tij ndodheshin Isa Mustafa i qeverisë së Kosovës, Aleksandar Vucic i Serbisë, Nikola Gruevski kreu i qeverisë së Maqedonisë, Malit te Zi dhe Bosnje hercegovines, ndërkohë që mungoi kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras.
Forumi Ekonomik i Vjenës, është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi.
Ora 10:23 Gruevski: Greqia shkak për shtyrjen e anëtarësimit tonë në NATO
“Është Greqia ajo që po bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”- është shprehur kryeministri maqedonas Nikola Gruevski gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik të Vjenës.
Gruevski gjatë fjalës së tij nënvizoi ndër të tjera se shtyrja e pafund e anëtarësimit nuk është një zgjidhje por është një dëm jo vetëm për Maqedoninë por për të gjithë rajonin duke thënë se nëse këto shtyrje nuk do të ndodhnin atëherë vendi do të ishte jo në këtë situatë krize që ndodhet sot.
Megjithatë Gruevski theksoi se për daljen e vendit nga kriza po punohet duke bërë të mundur përmirësimin ekonomik të vendit.
“Shtyrja dhe shtyrja pa fund nuk është një zgjidhje krijon pasiguri është dëm për ne dhe për rajonin, po mos ndodhnin Maqedonia do ishte anëtarë i NATO-s dhe çdo gjë gjatë kësaj kohe do kishte rrjedhë tjetër. Jemi të përqendruar në përmirësimin e ekonomisë. Ne do të bëjmë maksimumin për zgjidhjen e gjithë krizës brenda vendit”- tha Gruevski.
Kryeministri maqedonas u bëri thirrje udhëheqësve gjithashtu të mbajnë përgjegjësi për deklaratat e tyre publike pasi populli mund t’i keqinterpretojë ato dhe mund të krijohet një ndjesi negative mes tyre. Sikurse dhe udhëheqësve të tjerë në forum edhe kryeministri maqedonas tha se BE duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi rajonit dhe se procesi i zgjerimit nuk duhet të ndalojë.
“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndër më kryesoret. Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit dhe ata duhet të jenë të përgjegjshëm për deklaratat që japin, mesazhet e thëna në mënyrë negative do krijojë ndjesi të këqija tek njerëzit. BE duhet të ndihmojë në zgjidhjen e pengesës. BE duhet të ketë me shumë rëndësi dhe vëmendje ndaj rajonit”- tha ai
Ora 10:13 Zvidis: Të kalojmë steriotipet e krijuara prej vitesh, presim fonde nga BE
Kryeministri i Bosnje Hercegovinës është shprehur me tone të qarta se për stabilitet në rajon duhet fillimisht të zhdukim steriotipet e krijuara në vite mes fqinjëve.
“Kjo është një ngjarje e radhës, një takim i radhës që tregon vullnetin tonë për të zhvilluar jo vetëm infrastrukturën por dhe bashkimin tonë politik dhe ekonomik. Ne duhet të kalojmë ato steriotipe prej vitesh që të bashkëpunojmë”- u shpreh kryeministri i Bosnjes.

Ai u shpreh ndër të tjera se rajoni ka nevojë për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe se Bosnja është optimiste dhe e hapur për një fqinjësi të mirë.
“Thelbi i këtij forumi është krijimi i një fqinjësie të mirë. Për sa i përket infrastrukturës presim nga BE dhe KE që fondet e përgatitura për zbatimin e projekteve, të bëhen operative sepse vetëm në këtë mënyrë mund të na integrojnë së brendshmi rajonin. Kemi vullnet dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të hapur, luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit”- u shpreh ai.
Ora 10:00 Gjukanovic: Stabiliteti në Rajon vetëm nësë ka unitet të plotë. Pa zgjidhur “Kumanovën” do vazhdojmë të jemi vunerabël në rajon
Kryeministri i Malit të Zi Gjukanoviç tha se përplasja me armë në Kumanovë dhe kriza politike në Maqedoni janë shqetësuese duke kërkuar njëherësh ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Vetëm zgjidhja e këtyre konflikteve, tha Gjukanoviç, do t’i jepte mundësi vendeve të Ballkanit Perëndimor të ecin përpara.
“Është e qartë që ka disa çështje që janë të hapura që i kemi mbartur nga koha e krizës. Këto janë çështje që kërkojnë shumë vëmendje jo vetëm nga ne. Jemi të shqetësuar nga rasti në Maqedoni. Kemi tre çështje të mbartura nga ish Jugosllavia. Fal kurajës dhe vizionit të kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës procesi është në rrugë të mbarë. Është me rëndësi që kjo dinamikë e këtij procesi të ruhet në të ardhmen. U desh shumë kohë për një hap konkret bisedimi mes Beogradit dhe Prishtinës por ka nisur dhe është në rrugën e duhur. Nuk ka nevojë të shpjegojmë që nuk jemi të kënaqur me mënyrën si funksionon Bosnja aktualisht. BE t’i vijë në ndihmë. Ka nevojë për përpjekje të tjera për ti ardhur në ndihmë Maqedonisë për të kapërcyer paralizën e integrimit në BE. Pa i zgjidhur këto çështje që kërkojnë angazhimin e faktorëve më të rëndësishëm ne do vazhdojmë të jemi vunerabël në rajon. Nuk mund të kemi zhvillim pa stabilitet. Do kemi më shumë stabilitet po të heqim rrënjët e këtyre situatave. Procesi i Berlinit është duke ndihmuar. Ne që jemi ulur sot këtu ndihemi shumë mirë që nga Konferenca e Berlinit ka pasur një përpjekje më intensive nga BE” u shpreh Gjukanoviç.

Kryeministri i Malit të Zi tha se së treti Rajoni duhet të rritet ekonomikisht.
“Duhet të fillojmë me zhvillimin ekonomik së pari, ekonomia globale ende është e brishtë nga trysnia e viteve të krizës. Nga Banka Botërore nuk kemi rritje. Duhet të përqendrohemi në zhvillimin e infrastrukturës. Burimi i mungesës së strabilitetit sepse ne nuk njihemi mirë me njeri-tjetrin, njerëzit nuk njohin diferencat dallimit nuk kemi dialog të mjaftueshëm të përmirësojmë ndërlidhjet në rajon dhe prandaj duhet të krijojmë një strategji më të fuqishme në takimin tonë të gushtit me hapa konkret për një integrim më të mirë. Vetëm Kroacia ka një zhvillim vendet e tjera janë shumë më mbrapa. Nëse kjo vazhdon gjatë ne do vazhdojmë të mbetemi pas. Edhe Kroacia ka ngecur në ndërtimin e korridorit të Jonit dhe Adriatikut", u shpreh kreu i qeverisë së Malit të Zi.
Por ai u shpreh me nota pozitive kur tha se: “Jam optimist të kemi strategji gjithëpërfshirëse me hapa konkrete pune zhvillim ekonomik të plotë dhe integrimi të plotë”.
Edhe kryeministri Gjukanoviç ishte në frymën e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të arritur sa më shpejt integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, por thksoi se për zhvillimin e rajonit duhet ruajtur stabiliteti.
“Nuk ka asnjë dyshim që Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë në rrugën që ka nisur për integrimin në BE. Është në të mirë të Evropës për stabilitetin, ne jemi të lodhur nga procesi i zgjerimit.Duhet angazhim për zhvillimin e rajonit dhe për ketë na nevojitet stabilitet në rajon. Duke thënë këtë përpiqem të trajtoj dilemat që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë jo aq të forta sa në të kaluarën. Po flas për dilema që kanë të bëjnë me lodhjen në procesin e zgjerimit. Që Evropa të jetë konkurruese duhet të arrij stabilitet të plotë dhe të përdorë të gjithë potencialin. Nuk mund të ketë përdorim të potencialit pa pasur unitet të plotë. Hapi tjetër do jetë integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor. Mendoj se kjo dilemë duhet hedhur pas krahëve dhe duhet të përqendrohemi në rrugën që na pret para në hapat operativ që do e bëjnë perspektivën evropiane më të qëndrueshme”, u shpreh kreu i qeverisë së Malit të Zi.
Ora 09:55 Mustafa: Konfliktet t’i shndërrojmë në ura zhvillimi. Cështjet me Serbinë zgjidhje me dialog
Konfliktet t’i shndërrojmë në ura komunikimi. Ky ishte apeli i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa përballë krerëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se çështjet që i ndajmë me Serbinë po i zgjidhin me dialog duke u fokusuar në synimin e përbashkët për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Konfliktet t’i shndërrojmë në ura komunikimi. Kosova është vend i hapur për bashkëpunim. Dhe çështjet me Serbinë t’i zgjidhim me dialog që të vazhdojmë edhe me tutje për të ndërtuar baza të shëndosha bashkëpunimi”, tha Mustafa.

Më tej ai vuri thekson në projektet e përbashkëta me vendet e Rajonit.
“Me rëndësi është të ndërtojmë paqe dhe stabilitet për rajonin përmes bashkëpunimit të zhvillimit ekonomik dhe luftës për të krijuar kushte më të mira. Ne si vend kemi specifikat tona që kanë të bëjnë me ngecjen e zhvillimit ekonomik, që kanë të bëjnë më tepër me nevojën për përkrahje. Të bashkëpunojmë me njëri tjetrin. Kemi punuar së bashku me Shqipërinë për autostradën me të cilën dëshirojmë të lidhemi edhe me Serbinë që t’i shërbejë ekonomisë të bashkëpunojë ekonomikisht, po punojmë për lidhjen tonë më Maqedoninë brenda 3 viteve, presim një përgjigje nga Maqedonia. Në fushën e energjetikës kemi punuar me disa instanca evropiane me Shqipërinë dhe presim ta përfundojmë këtë vit. Përpos zhvillimit të infrastrukturës ka hapësirë edhe për bashkëpunim tregtar edhe turistik. Jemi vend i vogël por me mundësi të mëdha natyrore”, tha Mustafa.
Ora 09:45 Vuçiç: Të kemi besim, të bëhemi bashkë e t’i shkojmë BE-së me projekte
Interesi i përbashkët i vendeve të Ballkanit është integrimit evropian e për ta arritur duhet të bashkohemi e t’i dalim para Bashkimit Evropian me projekte. Kështu u shpreh kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij prej 8 minutash në Forumi. Sipas tij, nëse këto projekte nuk do të mbështeteshin nga institucionet e BE-së, atëherë Serbia është e gatshme t’i vetëfinancojë në mënyrë që edhe nëse integrohet në BE të mos jetë pjesa më e varfër e familjes së madhe evropiane. “Por nuk mund të bëjmë reforma pa bashkëpunim rajonal”, theksoi Vuçiç.
“Kam kënaqësi të them që më në fund ramë dakord mbi dy çështje të rëndësishme si objektiva të përbashkët për të gjithë ne që është rruga evropiane dhe anëtarësi i plotë në BE. Lodhja nga durimi që përmendi dhe Edi, jemi lodhur duke pritur. Nuk e di nëse jam ekspert të bëj komente por mund të them se duhet të kujdesemi për veten, duhet të qëndrojmë bashkë dhe së bashku të dalim para institucioneve të BE dhe të kërkojmë atë që duam, dhe nëse nuk mund të marrim mbështetje nga be të përpiqemi të bëjmë maksimumin vet. I kam propozuar Edit që të firmosin bashkarish disa projekte dhe të shkojmë në Bruksel e tu kërkojmë mbështetje për këto projekte të përbashkëta, në të kundërt ne si Serbi do jemi të gatshëm të fillojmë punën ta financojmë vetë me paratë tona. Për ne është e rëndësishme të lidhim njerëzit me tregje më të mira. Serbia është shumë e hapur për të gjitha proceset integruese në Ballkanin Perëndimor.

(Foto, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
Mendoj se ne inkurajojmë stabilitetin, dhe ky stabilitet që ka qenë në dy vitet e fundit do të vazhdojë. Edhe kur të jemi anëtarë të BE nuk do të jemi pjesa më e varfër e BE. Duam të jemi sa më të suksesshëm të jetë e mundur. Por nuk mund të bëjmë reforma pa bashkëpunim rajonal. Për të vepruar edhe vet për përmirësimin e kushteve të jetesës së popujve tanë, kjo është ajo që duam e kemi nevojë dhe mendoj se gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor do ta vlerësonin këtë përpjekje”, u shpreh kryeministri Vuçiç.

(Shtrëngimi i duarve mes kryeministrit serb Vuçiç dhe kryeministrit të kosovës Isa Mustafa. Foto, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
Posted by Edi Rama on Thursday, May 28, 2015

VIDEO