TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot me detaje, procesin e legalizimit të shtëpive në zonat iinformale, në një takim në Kryeministri me dhjetra qytetarë të ftuar.
Rama ka theksuar se do të jepet hipoteka për të gjitha banesat, pavarësisht se në ç'tokë janë ndërtuar, se procesi është falas; se do të jenë punonjësit e ALUIZNI-t që do të hyjnë në çdo shtëpi dhe do ta përgatisin dokumentacionin pa pagesë, se ky proces do mbyllet njëherë e mirë e paskësaj, kush do vendosë qoftë edhe një tullë pa leje, do të shkojë në burg.
Rama sqaroi në veçanti se për zonat informale, si Paskuqani apo Kamza, ku janë parashikuar plane rregulluese nga qeveria e mëparshme, më parë do të bëhet legalizimi e më vonë, do të jenë të zotët e shtëpisë që do të vendosin nëse duan që t'i përfshijë plani. "Me ato plane", - tha ai, - "qeveria e mëparshme planifikoi ta bëjë Paskuqanin - Manhatan ndërsa Kamzën - Nju Jork, mbi shtëpitë e pahipotekuara, por ne nuk do t'i lejojmë. Më parë do bëhet legalizimi."
Lidhur me ndërtimet e palegalizuara për qëllime biznesi apo dhe për shtëpitë e dyta, Kryeministri tha qartë se ato do t'i nënshtrohen ligjit pa lehtësirat e përcaktuara për ata që kanë vetëm një shtëpi për të futur kokën apo nuk kanë lekë të paguajnë energjinë elektrike. Po ashtu, edhe për shtëpinë e dytë. "Shtëpia e dytë nuk është për hall," - theksoi ai.
Më poshtë, intervista e Kryeministrit, në të cilën sqarohen shumë raste të procesit të legalizimit dhe sesi do të trajtohen ato.
PERGJIGJET E RAMES, PYETUR NGA QYTETARET
Çfarë do të bëhet me ato ndërtime që nuk janë deklaruar pasi janë ndërtuar?
Rama: Ne nuk do të hapim një proces të ri vetëdeklarimesh, por nga ana tjetër nuk do lëmë askënd të mbetet i palegalizuar, në zonat informale në radhë të parë. Pse e theksoj këtë? Se ligji do të përcaktojë qartë zonat informale dhe brenda tyre ne do të bëjmë legalizimin falas edhe për këto kategori që përmendët. Por të jemi të vetëdijshëm se nuk ka më vetëdeklarime të reja, por legalizim brenda zonave informale qoftë për atë pjesë që përmendët ju, qoftë për emigrantët që nuk kanë pasur mundësi të bëjnë vetëdeklarimin dhe shtëpinë e kanë ndërtuar me kursimet e tyre.
Ç'do të bëhet me shtesat që janë ndërtuar pas vetëdeklarimeve?
Njësoj. Ne do të nisemi nga principi që thashë: kush ka ndërtuar një shtëpi, do të legalizohet falas. Kush ka bërë vetëdeklarimin dhe në vijim ka shtuar diçka në mënyrë anësore apo diçka më shumë, do të mirëkuptohet, se nuk ka qënë përgjegjësia e tij, por se është mbajtur peng vite e vite më radhë nga shteti. Vetëdeklarime janë bërë që në vitin 1993, pastaj në 2005 e në 2007 po që nuk kanë marrë çertifikatë. Kuptohet se kur e ka bërë në 2005-ën, e ka pasur djalin 5 vjeç. Duke pritur të marrë çerfitikatën, djali i bërë burrë do të marrë dhomën e vet dhe ai që ka pritur çertifikatën, nuk do priste të zgjohej shteti nga gjumi.
Përfytyroni vetëm që në shumën totale të deklarimeve, asnjë nuk e ka parë shtetin t’i trokasë në derë. Dhe mendoni që legalizime reale janë më pak se 5% e totalit të vedeklarimeve, përgjegjësi e shtetit. Këto përgjegjësi ne nuk mund t’i heqim duke thënë se nuk kemi qënë ne. Ne jemi qeveria që do përgjigjet edhe për këtë. Po, në të gjitha zonat informale do të konsiderojmë edhe pjesën e shtuar si pjesë e procesit dhe do ta plotësojmë informacionin që nuk përputhet me vetëdeklarimin e parë. Bëhet fjalë për shtëpinë e parë, gjithmonë, se për shtëpinë e tyre do bëhet sipas ligjit. Shtëpia e dytë nuk është më për hall.
Sa do të jetë çmimi favorizues për parcelën ndërtimore?
Çmimi i njejtë ka penalizuar gjithmonë zonat më të varfra dhe ne nuk do të nisemi nga një çmim fiks, por nga ai tregut që është ndryshe në zona të ndryshme dhe do ta ulim me 50%. Për rastin e Tiranës do vijmë për shembull në atë çmim që ishte, kurse në zonat e tjera ulje të rëndësishme. Flasim pë tokën publike ose me atë pronarë, jo kur toka është e atij që ka ndërtuar pa leje, për 67 mijë familje që nuk kanë punë me ketë proces. Nga 50% do ketë edhe një ulje tjetër prej 50% me letra me vlerë; nga kjo edhe një ulje tjetër prej 400 mijë lekë për energjinë elektrike.
Nëse në momentin e parë të bie të paguash 4 milionë lekë të vjetra në total, maksimumi, do kesh 400 mijë lekë më pak përveç letrave me vlerë që të paguash energjinë për 2 vjet dhe pas dy vjetësh, duke treguar faturat që ke paguar energjinë, kjo do të hiqet. Pra, që të mos rëndohet një familje e varfër që ka dëshirën të legalizohet menjëherë, i bëhet kjo.
Pse themi që legalizimi është falas? Se nuk është falas vetëm pjesa e letrave, por edhe tjetra. Nëse s’i ke lekët sot, prapë do tëtë bëhet legalizimi, prapë do të të hipotekohet shtëpia, por me këtë kufizim që shtepia është e jotja, pork e këtë shumë borxh aty, kur ta kesh. Nëse pas një viti do thuash se i kam lekët, do përfitosh nga ulja me letrat me vlerë. Por edhe nëse s’i ke, s’ka problem, atëhërë nuk përfiton nga ulja, kur t’i kesh. Por shtëpia është e jotja, mund ta vendosësh në bankë si kolateral, si pronë me barrën hipotekorën. Pra, nëse deri dje, nga 273 mijë shumica as e kanë parë ndonjëherë shtetin, pjesa tjetër ka hequr picirin e s’ka marrë letra, nesër secili do marrë titullin e pronësisë pavarësisht nëse e ka shtëpinë ne tokën e vet, në tokën e shtetit apo nëse mund të mos ketë lekë në atë moment.
Si do të veprohet me pronën sipër një trualli që është duke u trajtuar nga Agjensia e Kthimit të pronave?
Si gjithë të tjerët, për ata që kanë ndërtuar jo në tokën e vet e kjo nuk ka asnjë ndryshim. Me procesin kur ti paguan shumën simbolike, nuk ka asnjë mundësi juridike që familja tjetër të të çojë në gjyq sepse e ke marrëdhënien me shtetin. pra, edhe në të ardhmen, s’do kesh detyrime me askënd, sepse kjo ka rëndësi për paqen që i jepet familjes për tërë jetën , për të mos lënë litarin jashtë dhe natyrisht, ne vazhdojmë me ata që duan të drejtën e tyre, tokën e tyre, kompensimin. Ndaj duhet pagesa.
Por për familjet që kanë tokë me çertifikatë pronësie deri në marrjen e tapisë?
Asnjë qindarkë, zero. Ndryshe nga “shabanizmi”, procesi ynë është ndryshe: ALUIZNI vjen në shtëpi dhe ndihmon për plotësimin e dokumentacionit. Gjithë ajo pjesë që deri dje ishte një tmerr, merr topograf, paguaj lekë që t’i depozitosh dokumentat etj. Do t’i bëjë ALUIZNI vetë dhe nuk do të të thotë më i ke bërë gabim se e ka bërë vetë. Pa asnjë lek. Ama një gjë dua ta theksoj se pavarësisht paguan apo nuk paguan, kur nuk e ke tokën tënde, do bëhesh pronar i shtëpisë tënde dhe do ta paguash më vonë.
Ligji i ri i legalizimeve a parashikon lehtësi për familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar në shtëpi?
Nuk do të paguajnë asgjë edhe sikur ta kenë shtëpinë në tokën e dikujt tjetër. I merr shteti përsipër të gjitha detyrimet.
Po për ata që kanë ndërtuar për qëllime biznesi?
Me thënë të drejtën ata nuk janë A-ja apo halli kryesor. Ata do të trajtohen sipas ligjit, pa përfituar lehtësirat e atyre që kanë ndërtuar shtëpi për të futur kokën apo nuk kanë mundësi të paguajnë as energjinë elektrike.
Po në rastet kur pronari i shtëpisë është jashtë shtetit, a mund të bëhet legalizimi me prokurë ose pa prokurë?
Pa dyshim, sipas ligjit, me prokurën përkatëse mund ta bëjë legalizimin cilido anëtar i familjes. Por natyrisht kur ai është gjallë, sepse ndryshe ndodhin legalizime që s’dihet se ç’bëhen apo ku bëhen.
Po planet rregulluese që janë bërë në zonat ku ne kemi ndërtuar?
Ata bënin plane rregulluese në kurriz të gjithë atyre familjeve që e kanë votuar atë parti 20 vjet e sot nuk janë ende pronarë. Jam shumë krenarë që dokumentat e shtëpisë i kanë marrë nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe jo nga PD-ja. Këto shtëpi mund t’i legalizosh, mund të vijë edhe Plani, por jo të vijë nesër ndërtuesi e të të nxjerrë jashtë se ti nuk je pronari i tokës. Pra, ne do të bëjmë legalizimin falas e le t’i mbajnë planet e tyre por jo për të ndërtuar mbi shtëpitë tuaja. Ata që bënin plane të bënin Paskuqanin –Manhatan dhe Kamzën - Nju Jork, por ne nuk do t’i lejojmë, flini të qetë.
Jam banore e pallateve Hawai, por ne duam të na i japësh ti tapitë...
Po ato pallate pse nuk i hipotekon kryetari i bashkisë? Sepse po i mbaron mandati. Kishin tërë kohën e nevojshme që ta bënin dhe nuk e bënë. Unë po ju them vetëm që në ligj është parashikuar edhe kjo çështje. Me të kaluar ligji ne do t’i japim çdo familjeje në ato pallate dhe të tjera si ato dhe do merret shteti me atë që ju ka lënë në mes të rrugës. Ai ndërtues ka shkuar në botën tjetër, i ndrihtë shtëpitë dhe ka një rregull tjetër për falimentin, po në rastet e tjera kur ndërtuesi është gjallë, do të jetë ai me të cilin do merremi. Ju vetë nuk do paguani asnjë qindarkë.
Në zonat urbane që i ka ndarë shteti apo me ligjin 7051, çfarë përfitimi mund të kem aty?
A do tokë tjetër nga shteti? Toka e shtetit është e shtetit dhe kush e ka marrë me ligj e ka bërë shtëpi, atë e ka marrë për ta mbjellë, jo për shtëpi, do bëhet legalizimi me të njëjtat kushte, por këto raste janë të rralla.
Po për zonat që nuk janë shpallur informale?
E them se do të bëjmë edhe një ripërcaktim të ëktyre zonave, sepse kur u bë vetëdeklarimi i parë, ka qënë shumë më pak, por për shkak se nuk u mor njeri me ato vetëdeklarime, u shtuan dhe ne nuk mund t’i lemë ata jashtë kufirit të atëhershëm.
Sa afatgjatë do jetë ky proces?
Po, pashë që ishte shqetësuar Lamja nga disa punonjës të bashkisë së Kamzës me parullat "Boll na gënjyet me legalizimet!".Por ne e dimë që çfarë bëhet në Kamzë, ku po nuk dole në protestë, s’të japin ndihmën ekonomike. Ne shpresojmë ta mbyllim këtë process në pjesën dërrmuese brenda katër vjetëve. Rastet specifike mund të zgjasin, për shembull shtëpitë që janë ndërtuar poshtë linjave të tensionit të lartë. Kjo do kërkojë zgjidhje të tjera ligjore.Edhe Enver Hoxha të ngjallej nuk do t’i hynte prishjes së ndërtimeve në zonat informale. Përsa kohë që ajo shtëpi ku ti jeton dhe me të s’mund të shkosh në bankë që të kërkosh një kredi, të bashkëpunosh me një bashëfshatarin tënd për të ndërtuar një minifermë etj. pra, kur ti ke titullin e pronësisë, ai është kapital që ti e ve në bankë dhe kjo përbën ndryshimin e do shihet në ekonominë kombëtare. Këto prona të palegalizuara janë miliarda të palegalizuara, janë capital i vdekur, por në momentin kur e fusim në regjistrin e pronës, është capital i qarkullueshëm. Me mbarimin e legalizimit, nuk ka më ndërtime të paligjshme. I vihet kufiri. Nuk ka më tullë pa leje. Kush vendos tulla pa leje, le të shkojë në burg, sepse nuk shkohet më tej kjo punë.
Shqipëria nuk është vend i vetëm në botë me zona të palegalizuara, është vendi i vetëm në Europë, por është Brazili, që me legalizimin e zonave informale, ka nisur ndryshimin ekonomik.
Mos i dëgjoni bufat dhe kukumjaçkat që këndojnë këngën e tyre, sepse ne e dimë atë që themi dhe do bëjmë ekzaktësisht atë që themi dhe do tregojmë se e duam këtë vend shumë e shumë se ata që ishin dje, që i thoshin popullit çfarë donte të dëgjonte po prapa shpinës i bënte ato që s'ia merrte mendja.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Protestë në Bathore, kërkojnë legalizim falas