Rama: S'ka qeveri teknike, në 
zgjedhje në datën 18 dhe pa PD

Rama: S'ka qeveri teknike, në <br />zgjedhje në datën 18 dhe pa PD
Kryeministri Edi Rama në rubrikën e 'Komunikimit Javor' në faqen e tij në Facebook ka deklaruar me bindje se nuk do të plotësohet kërkesa e PD për qeveri teknike dhe se në zgjedhjet e 18 qershorit do të futemi edhe pa opozitën.
 
Kryeministri deklaroi se jemi të gatshëm për dialog edhe në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, por kurrsesi për qeveri teknike.
 
Rama theksoi se nuk do të merret parasysh asnjë ultimatum i opozitës, ndërsa çadrën e ngritur në bulevard e cilësoi si një kështjellë prej rërë dhe se synim ka të bllokojë reformën në drejtësi.
 
"Nuk ka për të ardhur ndonjëherë lajmi: Vettingu nuk do të bëhet kurrë, prandaj dilni. S’ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike, prandaj kthehuni, s’ka për të ardhur ndonjëherë oferta për të shtyrë zgjedhjet, prandaj zgjohuni.
 
Nuk ka për të ardhur rrufeja nga qielli që ta bëjë Kryeministrinë shkrumb e hi që të deklaroni fitoren.
 
Mos paraqitja në zgjedhje e partisë më të madhe të opozitës është një anomali e rëndë, ne nuk do t'i bashkohemi një mungesë të tillë, do respektojnë datën e zgjedhjeve dhe do të angazhohemi në fushatë si asnjëherë më parë. 

 
As opozita dhe aq qeveria nuk kanë asgjë në dorë për datën e zgjedhjeve.
 
Çadra e ngritur mes bulevardit si kështjellë rëre për t’u mbrojtur nga Vettingu dhe humbja e zgjedhjeve.
 
PD ka zgjedhur të lëshojë ultimatume se do të fusë vendin në kaos. Unë Jam i gatshëm edhe në çadër po të duan për dialog me opozitën.
 
Jemi gati për dialog dhe cdo ndërhyrje në kodin zgjedhor, që PD mund të kërkojë dhe ta votojmë cdo gjë që nuk bie ndesh me standardet e OSBE.
 
Jam i bindur se PD do të votojë Vetingun dhe do të futet në zgjedhje. Jemi në marsin e 2017-ës, nuk jemi në marsin e 1997-ës dhe orën e përpjekjeve për të bërë shtet, punë dhe ardhmëri për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër, nuk e ndal dot askush dhe asgjë
" deklaroi Rama.

Partia Demokratike është në ditën e 30 të protestës para Kryeministrisë dhe ka deklaruar se nuk do të dalë nëse nuk do të plotësohet kërkesa për qeveri teknike.
 
Gjithashtu PD ka vendosur si kusht për votimin e Vettingut largimin e Ramës duke bllokuar kështu procesin për ngritjen e komisioneve.

Fjala e plotë e kryeministri Rama në komunikimin javor 


VIDEO/Komunikimi javor i kryeministrit Rama
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja