Edhe pse është një nga tifozët e saj më të thekur, Edi Rama nuk duket i mërzitur nga humbja e Juventus në finalen e Champions League.

Ai ka vendosur t'u përgjigjet rivalëve të tij, të cilët bën jo pak ironi me humbjen e italianëve, duke i uruar të njëjtin fat edhe Ramës në 25 Qershor. 

Por kryeministri nuk ka vonuar dhe e ka kthyer situtatën në favorin e tij.
rama ne fb
(Postimi i Ramës në Facebook)

Duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, Rama i referohet ngjyrave lejla të fanellave madrilene dhe shkruan se "ky është vit i ngjyrës mavi". 

"S'kam ça boj Lul, është vit i ngjyrës mavi ky, prandaj voto dhe ti nr.2", shkruan Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com