“Ne tani jemi vend kandidat për në BE, që do të thotë se është njësoj si të thuash se "unë dua të martohem, por askushi deri më tani nuk është gati të martohet me mua". Ne duhet të shkojmë përpara dhe prandaj duhet të çelen negociatat për anëtarësim në BE sepse kështu mund t’u themi njerëzve se vendi ynë është në Europë , Europa ka rregulla dhe ne duhet të veprojmë sipas tyre, por në të njëjtën kohë të zbatosh rregullat nuk do të thotë të na mbash ne nën frustrim dhe izolim. Duke zbatuar rregullat do të na bëjë ne lojtarë të një fushe më të madhe. E përmenda fushën përpara ndeshjes së futbollit”, deklaroi Rama. Fjala e plotë e Ramës gjatë takimit të parë të Samitit në Vjenë
Rama-Vuçiç:S'kërkojmë para nga BE, por mundësi zhvillimi
Në ditën e parë të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Vjenës, Kryeministri Rama dhe Vuçiç kanë pasur një qëndrim përballë Komisionerit të Bashkimit Europian të Zhvillimit Johannes Hahn.
Ky i fundit ka replikuar me kryeministrin Rama, i cili gjatë fjalës së tij ka bërë thirrje për investim për projektet e Ballkanit Perëndimor duke deklaruar se "Ballkani ka nevojë për mbështetje nga Evropa. Tani kemi nevojë për financime."
Komisionerit të Bashkimit Europian të Zhvillimit theksoi se BE nuk duhet të shihet si një projekt ekonomik, por vlerash. "Duhet të krijojmë kushte dhe mundësi për të rinjtë, Duhet të krijojmë mundësinë që ata të qëndrojnë në vendet e tyre. Duhet të mendojmë se çfarë të kontribuojmë për Europën dhe jo çfarë duhet të marrim nga BE."- tha Hahn.
Pasi kanë marrë fjalën për herë të dytë Rama dhe Vuçiç kanë qendruar në të njëjtën linjë duke deklaruar se nuk po kërkojnë para, por mbështetje për zhvillim.
Rama u ndal edhe te çështja e azilkërkuesve duke deklaruar se nga vendet e rajonit ka një fluks më të ulët se nga vendet e tjera. "Të rinjtë nuk dëshirojnë që të presin deri sa të rregullohet situata. Ata shikojë çfarë ofrojnë Gjermania apo vende të tjera të BE."- tha Rama.
Gjithashtu edhe Vuçiç u fokusua te azilkërkuesit duke deklaruar se janë njerëzit ata që vendosin. Kryeministri serb u ndal edhe tek vala e emigrantëve të cilët vijnë nga lindja, duke vënë në dukje se në vendin e tij ata nuk janë keqtrajtuar si në të paktën 2 vende të BE-së.
Pas Samitit të Berlinit, dhe evidentimit në Tiranë të nevojave të përbashkëta të financimit, 6 kryeministrat e rajonit do të vendosin në tryezën e BE-së kërkesën për financimin e projekteve të përbashkëta.
Diskutimet Rama-Hahn Vuçiç gjatë Samitit të Vjenës
Vuçiç: Mirënjohje Ramës, s'ka më tensione mes Shqipërisë e Serbisë
Vitin e kaluar u përballem me shumë përmbytje u përballem me konsolidimin fiskal. Besoj se ishim të parët në Rajon që filluam me ndërprerjen e pensioneve pasi donim të kishim rimëkëmbje. Besoj se rezultatet janë të kënaqshme. Mund të them që popullsia serbe vazhdon që të jetojë mirë. Është kaluar situata e vështirë. Jemi përpjekur ta ulim papunësinë. Jam mirënjohjes ndaj zotit Rama, pasi është treguar mbështetës për të ulur tensionet. Nuk kemi pas tensione mes serbëve dhe shqiptarëve
Rama: Ballkani ka nevojë për mbështeje, financime
Të rinjtë nuk dëshirojnë që të presin deri sa të rregullohet situata. Ata shikojë çfarë ofrojnë Gjermania apo vende të tjera të BE. Vite më parë nëse do të takoheshim do të ishte historike, me Vuçiç jam takuar disa herë nuk përbën më histori. Takimet tona po kthehen në rutinë. Nesër nuk do të flitet për gjestet tona por për marrëveshjet. Ballkani ka nevojë për mbështetje nga Evropa. Tani kemi nevojë për financime. Ne kemi filluar reformën në sistemin tonë të Arsimimit. Kemi qenë një nga vendet më numrin më të madh të juristëve në botë për banorë, ose që merrnin diplomën duke pranuar dhe pa e ndjekur realisht shkollën. Në aspektin e azilkërkuesve nga ne vjen një numër i ulët i azilkërkesusve në krahasim me shtetet e tjera. Ne do të luajmë sipas rregullave, por nuk mund të vijojmë të jemi akoma të izoluar.
Hahn: Të mendojmë se çfarë të kontribuojmë për Europën dhe jo çfarë të marrim
E rëndësishme të kujtojmë të gjithëve se jemi Evropian. Evropa nuk është një projekt ekonomik. Është një projekt vlerash. Ajo që do të arrijmë është se Ballkani duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Duhet të krijojmë kushte dhe mundësi për të rinjtë, Duhet të krijojmë mundësinë që ata të qëndrojnë në vendet e tyre. Të gjithë kanë eksperiencë për të punuar së bashku. Të arrijmë objektivin tonë të përbashkët për një Evropë më të Bashkuar.
Ballkani nuk është kufiri me Evropën, por pjesë e tij. Ky fond mund të ndikojë në vendet e rajonit. Duhet të mendojmë se çfarë të kontribuojmë për Europën dhe jo çfarë duhet të marrim nga BE.
Rama: Nuk duam thjesht infrastrukturë, por shpresë dhe zhvillim ekonomik
Nuk duhet ta shohim BE si një burim parash. Por duhet ta shohim si një kombinim të investimit e vlerave. Ne po themi të bëhemi pjesë e BE menjëherë, por fillimisht duhet të jemi evropian, më pas të vijnë të tjerët. Ne po flasim për çështje të ndryshme, ne po flasim për projekte të ndryshme.Ajo që po përpiqemi t’i sjellim rajonit nuk është thjesht infrastruktura, por shpresë dhe zhvillim ekonomik. Autostrada Nish Prishtinë-Durrës është një prej tyre. Ndërlidhja mes vendeve është e rëndësishme. Ne duhet të shkojmë përpara duke krijuar sjelljen tonë për të ecur në Evropë.
Vuciç: Nuk kemi nevojë për paratë tuaj, por për mbështetjen tuaj për projektet
Nuk kemi nevojë për paratë tuaj, për paratë e Bashkimit Evropian, nuk e shohim si burim parash. Ne duam mbështetjen tuaj që ne të nxjerrim paratë për projektet. Detyra jonë është të krijojmë një mjedis më të mirë ekonomik e politik. Ne nuk do të mund të kemi ekonominë e Austrisë apo Gjermanisë deri pas 15-vitesh. Njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre e di në se cila është më e mira për ta. Jam i çuditur nga shumica juaj. Detyra jonë është të krijojmë një klimë të mirë për të tërhequr investitorët. Ne vijojmë të mendojmë si në socializëm. Nuk është detyra jonë të gjejmë punë për këdo. Detyra jonë është të krijojmë kushte sa më të mira. Jam i gatshëm të dëgjoj këdo. Nuk kam turp të them se kam mësuar diçka nga shoqëria civile. Ne nuk i kemi keqtrajtuar emigrantët si të paktën dy vende të Bashkimit Evropian.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)