Bayern Munich/ Tensione në dhomat e zhveshjes, Bild publikon emrat e të padëshiruarve

Bayern Munich/ Tensione në dhomat e zhveshjes, Bild publikon emrat e të padëshiruarve

Lojtarët e Bayern Munich

Bayern Munich transferoi anësorin Michael Olise për 53 milionë euro nga Crystal Palace këtë verë, mesfushorin Joao Palhinho për 51 milionë euro nga Fulham dhe mbrojtësin Hiroki Ito për 23.5 milionë euro nga Shtutgarti. Josip Stanisic u rikthye nga huazimi te Bayer Leverkusen dhe Jonathan Tah, po ashtu nga Leverkusen, është afër një transferimi.

Bild shkruan se asnjë nga këta pesë lojtarë “nuk është yll botëror”, por ata mund të bëhen lojtarë titullarë të ekipit të parë në ekipin e trajnerit të ri Vincent Kompany.

Prandaj Bayern do të duhet të shesë disa lojtarë dhe Bild thekson se “të paktën pesë yje duhet të largohen”. Kujtojmë se klubi i Mynihut nuk ka fituar asnjë trofe sezonin e kaluar. Gazetarët gjermanë besojnë se një nga këta lojtarë mund të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës:

Anësorët: Kingsley Coman, Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Bryan Zaragoza

Mesfushorët qendrorë: Leon Goretzka, Joshua Kimmich, Konrad Laimer

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull