“Kjo është reforma më radikale. Është përmbysje 100% e asaj që kemi sot ndërsa në të gjitha rastet e tjetra kemi të bëjmë vetëm me transformime të sistemeve”, tha Rama.
Rama deklaroi se më shumë se gjysma e lindjeve janë nga nëna të pasiguruara dhe se rreth 60 % shqiptarëve marrin shërbimin shëndetësor me lekë në dorë dhe nën dorë, siç e cilësoi numri një i opozitës.
“Është një sfidë që ka dy rrugë ose duhet të mbyllim sytë dhe të bëjmë sikur nuk ekziston. Problemi nuk ka filluar kur kanë ardhur këta në qeveri por në vitin 1995, pa marrë parasysh që a janë në gjendje shqiptarë të financojnë këtë sistem”, tha kryesocialisti Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)