Dogjani thotë se kreu i ri i PS së Kukësit kontestohet ndaj pret që të rishikohet vendimi. “Atje është emëruar një drejtues partie, Skënder Ahmetaj i cili ka qenë 8 vite drejtues i PS të Kukësit gjatë qeverisjes së majtë. Ka pasur një reagim nga strukturat e partisë dhe i është dërguar një letër qendrës me reagime dhe ne po presim që të rishikohet vendimi. Problemi është se atë e kontestojnë si kryetar partie dhe nuk kërkojmë asgjë më shumë por te respektohet parimi i demokracisë, që kushdo që do të dalë kryetar partie të dalë përmes votës. Opinioni i strukturave, i anëtarëve, i drejtuesve të PS. Ne jemi të bindur që me atë punë që është bërë do të fitojmë në qarkun e Kukësit”, tha Dogjani.
Atij i është kërkuar të punojë për PS në Kamzë e Paskuqan. Deputeti i Kukësit kërkon përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga baza dhe thekson se nëse veprohet kështu siç është nisur, kjo do ketë pasoja në zgjedhje.
(sg/shqiptarja.com)