Rama: S’ka pasur atentat ndaj
Doshit, “dëshmitari” është akto

Rama: S’ka pasur atentat ndaj<br />Doshit, “dëshmitari” është akto
TIRANE - Kryeministri Rama i ftuar sot në emisionin “Opinion” ka folur në lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi porsa i përket atentatit ndaj tij. referuar kësaj akuze kreu i qeverisë tha se asnjëherë nuk ka pasur një atentat të vërtetë ndaj deputetit Doshi dhe se gjithçka ka qenë e sajuar nga vetë deputeti.

“Pretendimin për atentat e kam mësuar nga vetë Doshi i cili më shprehu shqetësimin se ishte në dijeni të një komploti autorët e të cilit dihen tashmë. Menjëherë kam vënë në dijeni organet përkatëse që të hetonin për këtë rast. E vërteta është se nuk ka pasur një vrasës me pagesë, ky është një mashtrim dhe personi në videon e Doshit të publikuar mbrëmë është një aktor i cili ka marrë përsipër një rol të rëndësishëm,” – tha Rama.

Përsa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e kreut të parlamentit Ilir Metës, Rama tha se këtë kërkesë e kanë bërë persona të cilët kanë vrarë katër persona në bulevard e nuk janë dënuar për këtë madje kanë quajtur “lavire” Prokuroren e Përgjithshme të kohës dhe janë po të njëjtët që sot kërkojnë me mirëbesim nga drejtësia që të hetoje kryeparlamentarin.
 
Tom Doshi sipas kreut të qeverisë është përjashtuar pasi kjo qeveri nuk mund të tolerojë që një person të kërcënojë gjithë qeverinë dhe qeveria të lejonte që kjo të ndodhte. “Doshi akuzoi duke shkelur rëndë etikën e bashkëjetesës sonë dhe për këtë arsye ne e çliruam nga barra e bashkëjetesës, sepse baltën e Berishës me shantazhe dhe luftë nuk e lejojmë,” – tha Rama për përjashtimin e Doshit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron