TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka shkruar në profilin e tij në Facebook në lidhje me sistemin e taksave në Shqipëri.

Në shënimin e tij, Rama shkruan se, nuk ka premtuar ndonjëherë që biznesi do të vendosë për taksat.

“Asnjëhere s'kemi premtuar se taksat do i vendosi biznesi”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Gjithashtu ai ka shtuar dialogu me biznesin për taksat është më i miri që është bërë ndonjëherë.

“Do dialogojmë me respekt me biznesin dhe e kemi bërë këtë si asnjëherë!”, thuhet në mesazhin e kryeministrit, Edi Rama në profilin e tij në Facebook.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)