Rama: Sa vija ajrore Tiranë-Tokio
10 mijë km rrugë të Berishës

Rama: Sa vija ajrore Tiranë-Tokio<br />10 mijë km rrugë të Berishës
Kemi bërë 10 mijë km rrugë dhe punësuar 58 mijë vetë. Këtë tha në mëngjes kryeministri nga një foltore ku shkruhej “Rrugët janë punësim”. Kemi punësuar çdo vit 45 mijë vetë nëpër rrugë. Këtë e tha në darkë ministri i rrugëve. Me siguri pas ndonjë dreke të gjatë. Por fakti është se në gjatësinë e dy vakteve luga e zbrazur e qeverisë u mbush pesë herë më shumë me supën e propagandës. Sidoqoftë në këtë tollovi shifrash që qerthullojnë ca prej paturpësisë organike që kryeministri e quan politikë, ca prej çorganizimit të organizuar të qeverisë që nuk rakordon as shifrat e gënjeshtërta mes folësve të vet të ndryshëm, një hall i madh e ka gjetur çetën qeveritare. S’dinë nga t’ia mbajnë përballë problemeve të realitetit shqiptar dhe programit për një Rilindje Shqiptare. Dhe nga paniku i humbjes që u lexohet në çdo pore, kanë nisur të flasin për punësimin e të premtojnë 250 mijë vende të reja pune pasi vetëm në 3 vite të këtij mandati, sipas INSTAT-it, u kanë humbur shqiptarëve 51 mijë vende pune. Mirëpo pikërisht pse premtimi është krejt i pabesueshëm pas 8 vjetësh rrënimi, kanë shpikur edhe një shifër tjetër. Thonë që kanë punësuar 200 mijë vetë. Këtu lind një pyetje: Po si ka mundësi atëherë që numri i të papunëve sipas INSTAT-it nuk është ulur? Madje madje, po të kishin punësuar 200 mijë vetë sot do kishim 60 mijë vende pune tepër, sepse të papunët e llogaritur prej vetë INSTAT s’kanë qenë ndonjëherë më shumë se rreth 140 mijë! Kështu që u duhet të gjejnë se kë kanë punësuar në 60 mijëshen që del tepër. Ashtu sikundër duhet të jenë ca më bindës kur flasin për 10 mijë km rrugë të shtruara, sepse s’mund t’i kërkojnë popullit të pranojë symbyllur se këta paskërkan asfaltuar një rruge të gjatë sa vija ajrore Tirane – Tokio.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot