Rama: Saliu ose tallet ose i ka
thënë mendjes tungjatjeta!
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ironizoi në fjalën e tij kryeministrin Berisha për 68-vjetorin e lindjes, duke i uruar jetë të gjatë për të parë se sa dëme i ka bërë vendit dhe se sa e mundur është sipas tij, Shqipëria Evropiane. Kreu i PS-së, Edi Rama vuri theksin mbi përfaqësimin e grave në vendimmarrje, pasi në këtë formë, sipas tij mund të bëhet e mundur “Rilindja shqiptare”.
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ironizoi në fjalën e tij kryeministrin Berisha për 68-vjetorin e lindjes, duke i uruar jetë të gjatë për të parë se sa dëme i ka bërë vendit dhe se sa e mundur është sipas tij, Shqipëria Evropiane.
“Sot Saliu tha se gjatë ditëlindjes së tij kishte pasur një komunikim me Zotin dhe se e kishte mbyllur punën e mandatit tjetër. Kur një i parë qeverie shpall Zotin pjesëtar të qeverisë së vet, ose tallet me popullin ose i ka thënë mendjes së tij tungjatjeta. Nuk ka faj, Ai lartë do ta ndihmoj, vetëm se atë nuk e blen dot nuk e korrupton dot, nuk e fut dot në oborrin e vet.”, -deklaroi kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij në forumin e gruas socialiste.
Kreu i PS-së, Edi Rama vuri theksin mbi përfaqësimin e grave në vendimmarrje, pasi në këtë formë, sipas tij mund të bëhet e mundur “Rilindja shqiptare”.
“Jam i idesë të përfshijmë sa më shumë gra dhe vajza dhe t’i nxjerrin burrat nga hija ku kuvendojnë dhe të bëjnë të mundur Rilindjen Shqiptare”,- theksoi Rama. Në lidhje me pjesëmarrjen e grave në politikë, Edi Rama përmendi emra të grave socialiste të cilat sipas tij janë shembulli i femrave të suksesshme në politikë, si Arta Dade, Vasilika Hysi, etj.
Kryesocialisti Rama akuzoi kryeministrin Berisha se është i zhytur në korrupsion. Rama tha se modeli ekonomik i Berishës është rritja e papunësisë, ndërsa theksoi se modeli i Partisë Socialiste është hapja e vendeve të punës. “Ne nuk duam të ndryshojmë kryeministrin me një tjetër, ne duam të ndërtojmë Shqipërinë Evropiane”, vijoi lideri i së majtës.
Së fundmi, Rama theksoi se do të Partia Socialiste me ardhjen e saj në pushtet do të anulojë ligjin për importin e plehrave, do të heqin taksën për bizneset dhe se “arsimi publik duhet të jetë përballë testit, duhet të akreditohen Universitetet private”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3562
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë
26 Nëntor, 21:16
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
26 Nëntor, 20:55
-
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës
26 Nëntor, 20:48
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor, 20:45
-
Champions League/ Milan fiton me vështirësi në Bratislavë, Atl. Madrid shkërmoq Spartën e shqiptarëve! Në 21:00 luhen shtatë duele
26 Nëntor, 20:43