Rama-Samaras, diskutime për
"detin" dhe reformën territoriale

Rama-Samaras, diskutime për<br />
Kryeministri Edi Rama ka takuar gjatë samitit të Uellsit, edhe homologun e tij grek Antonis Samaras.  Në njoftimin për shtyp të shpërndarë për shtyp nga kryeministria thuhet se u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe forcimit të marrëdhenieve.

Vecanërisht u fol për projekte rajonale në fushën e infrastrukturës apo edhe energjisë. Ndërsa agjensia e shtetërore greke, Amna, në njoftimin e saj njofton se në takim u fol për një sërë cështjesh të rëndësishme , duke filluar me problematikën në Himarë, vecanërisht duke e lidhur me ndarjen e re territoriale.
 
Sipas njoftimin kryeministri grek i ka kërkuar të ndërhyjë personalisht, në përballimin e valës nacionaliste, duke iu referuar deklaratave që vijnë nga partia çame.
 
Nuk mund të lihej jashtë diskutimit edhe cështja e ndarjes së kufirit detar, ku siç raportojnë mediat greke, Samaras i ka kërkuar Ramës se për palën greke, zgjidhja duhet të vijë duke u bazuar te e drejta ndërkombëtare.
 
Gjithashtu në takim u fol edhe për bashkëpunimin mes 2 shteteve për të luftuar fundamentalizmin fetaj , që kohët e fundit ka shënuar rritje në rajon.
 
Nga ana e tij kryeministri Edi Rama, ka theksuar se pala shqiptare është në dijeni të ndjeshmërisë që Athina zyrtare ka për minoritetin greke në shqipëri, por nënvizoi se ska patur asnjë qëllim për të dëmtuar këtë pakicë dhe garantoi se do të respektohen të gjitha të drejtat e tyre.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën