Rama: Saranda nuk sheh det
aksioni deri në Butrint

Rama: Saranda nuk sheh det<br />aksioni deri në Butrint
TIRANE- Aksioni për për “çlirimin” e detit nga ndërtimet pa leje do të shtrihet në tërë bregdetin e rivierës shqiptare, nga Vlora e deri në Butrint. Qeveria shqiptare, pas Vlorës po tregon se e ka marrë seriozisht prishjen e ndërtimeve pa leje, për t’i dhënë bregdetit shqiptar pamjen turistike të një vendi modern mesdhetar dhe që josh turistët. Kështu programi i investimeve në vijën bregdetare të Jugut ka mbledhur në Sarandë kryeministrin Edi Rama, deputetë të qarkut të Vlorës, drejtues vendorë dhe dy ministrat, Eglantina Gjermeni dhe Bledar Çuçi. Në këtë takim u diskutua në lidhje me strategjinë e zhvillimit të turizmit e planifikimin e rregullimit të territorit në zonat bregdetare të detit Jon. Kryeministri Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të vijuar aksionin e nisur në Vlorë për prishjen e ndërtimeve në bregdet.

Tre ditë pas shembjes së kompleksit “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, kreu i qeverisë tha se aksioni nuk do ndalet, por do zbresë deri në Butrint. Rama vuri theksin në një projekt gjithëpërfshirës në të gjithë vijën bregdetare të Jonit, jo vetëm në Llogara, por projekti të përfshijë dhe parkun e Llogarasë, Orikumin. Kreu i qeverisë nënvizoi se pastrimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje do të vazhdojë pa ndërprerje. “Kemi ndërmarrë një aksion që s’do ndalet, pastrimi i bregdetit të Vlorës e krijimi i kushteve për të krijuar një projekt të standardeve më  ë mira të Mesdheut duke kthyer Vlorën në një portë dinjitoze të Mesdheut është vetëm një pjesë ndërkohë që aksioni do të zbresë deri në Butrint. Kush ka marrë përsipër të ndërtojë duke marrë peng të ardhmen e fëmijëve të gjithë këtij vendi duhet të paguajë dhe do paguajë.

Nuk do të lëmë okupatorë të detit që bëjnë biznes mbi det. I kemi shembujt në mes të Sarandës, pistat të tëra mbi det. Nuk shikon det. Ecën në Sarandë dhe nuk e shikon detin, kthehu majtas e djathtas mure dhe vetëm në të çara sheh det”, ka deklaruar Rama. Sipas tij, kush do vijë për të hedhur para nëse nuk do shikojë garanci se mbasi ai investon do dalë një tjetër ta vë murin përpara. “U bë modë që murin ta ngrenë mbi det. Këto janë gjëra që nuk do tolerohen më. Pastrimi është vetëm vendosja e themelit për të ndërtuar e zhvilluar”, tha Rama. Kryeministri e vlerësoi Sarandën si zonë prioritare për zhvillimin ekonomik dhe deklaroi se investimet nuk do të bëhen të copëzuara me qëllim që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm të zonës së tërë.

“Ky është program i parë që konsideron zhvillimin e qëndrueshëm të një zone të tërë, jo të krijuar rastësisht por që për qeverinë shqiptare është prioritare për zhvillimin ekonomik, jo vetëm të njerëzve që jetojnë këtu por mbarë vendit tonë”, tha Rama. Ai vlerësoi si të rëndësishëm tejkalimin e kufijve vendore që i hap rrugë një qasje shumë të kërkuar nga vetë burimet e financimit përkatësisht nga donatorët që do të jetë prioritare edhe për qeverinë. “Nuk do të vazhdojmë me traditën e financimeve që e bëjnë copë e thërrime buxhetin modest të shtetit dhe në fund në vend që të prodhojnë zhvillim të qëndrueshmë krijojnë plagë përmes copëzave që nuk janë të lidhura me njëri tjetrin. Financimi copë e cikë nuk a zgjidhur ndonjë problem por i ka shtuar”, tha Rama. Duke paralajmëruar një zhvillim të integruar të tërë vijës bregdetare shqiptare në funksion të krijimit të kushteve për turizëm.

Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit