“Martin Schultz është mik i mirë i socialistëve e progresistëve shqiptarë e gjithashtu mik personal,u zgjodh President i Parlamentit Europian”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Me 409 vota pro, eurodeputeti gjerman Martin Schulz është rizgjedhur si Presidenti i Parlamentit Europian. Schulz, pjesë e së majtës europiane u zgjodh në këtë pozicion si pjesë e një marrëveshjeje mes të majtëve dhe të djathtëve për ndarjen e posteve në BE. Sipas kësaj marrëveshjeje, Schulz qendron në postin e drejtuesit të Parlamentit Europian, ndërsa të majtët do të mbështesin kandidaturën e Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Europian.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)