Rama: Së shpejti do të krijohet Komiteti i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë, më shumë mundësi për të forcuar partneritetin me qeverinë

Rama: Së shpejti do të krijohet Komiteti i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë, më shumë mundësi për të forcuar partneritetin me qeverinë

Foto nga takimi

Shumë shpejt do të krijohet Komiteti i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale, ku ka nënvizuar se ky komitet do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë.

Të pranishëm në takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ishin ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori italian Fabrizzio Bucci, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj si dhe përfaqësues nga ambasada gjermane dhe austriake.

‘Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t'i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë.’- shkruan Rama.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën