TIRANE - Ballkani duhet të jetë i bashkuar për t’i treguar BE-së rëndësinë e tij brenda familjes europiane…dhe për këtë Serbia e Shqipëria duhet të bëjnë para për të forcuar paqen e brishtë mes tyre. Këtë qëndrim shprehu kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë të mërkurën për “Associated Press”. Ai thotë se duhet përpjekje dypalëshe për t’i dhënë fund armiqësisë në dekada, dhe nga ana tjetër, fokusim tek çështje të mëdha, si dëshira e përbashkët e të dy vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Për kreun e qeverisë shqiptare, një ndeshje futbolli nuk mund të “udhëheqë” politikën ndërkobmëtare.
“Ne nuk mund të shkojmë diku vetëm. Së bashku ne mund të bëjmë që BE të kuptojë se Ballkani është i rëndësishëm për BE-në dhe BE është e rëndësishme për Ballkanin. Paqja që kemi arritur është ende shumë e brishtë dhe ne duhet të punojmë për ta forcuar atë” tha Rama.
Rama: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën..edhe pse jo zyrtarisht serbët e kanë kuptuar se Kosova s’është vendi i tyre!Shqipëria dhe Serbia mbeten në mosmarrëveshje rreth Kosovës, provincës serbe që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe që ka një shumicë të banorëve shqiptarë etnikë. Rama, i cili u bë kryeministër pas fitores së zgjedhjeve plebishitare, përsëri i bëri thirrje Beogradit që të rishqyrtojë qëndrimin e tijj mbi Kosovën.
“Serbia duhet të njohë zyrtarisht sa më shpejt, atë që unë besoj dhe ndjej fort se ata tashmë e kanë njohur edhe pse nuk e kanë thënë: që Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e vendit të tyre. Sa më shpejt ta pranonojnë këtë do të jetë më mirë për Serbinë dhe vetë rajonin” tha ai.
Vizita e Ramës në Beograd u shty për më 10 nëntor pas incidenteve në ndeshjen Serbi-ShqipëriRama kishte planifikuar një vizitë historike në Serbi të mërkurën, e para e një kryeministri shqiptar pas 70-vjetësh, si pjesë e një përpjekje për të lehtësuar tensionet e trashëguara nga luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Por, udhëtimi i tij drejt Beogradit u shty më 10 nëntor, pas degradimit në dhunë të ndeshjes së futbollit në Beograd, pas lëshimit mbi stadium të dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe akuzave të ardhura nga autoritetet më të larta serbe ndaj Shqipërisë…duke u kthyer në një “zënkë” diplomatike mes dy vendeve.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59.7%
-
Pas 2030
28.7%
-
Nuk e di
11.7%
Vota total: 429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%
11 Tetor, 22:57
-
Durrës/ Qytetari humbet ndjenjat në rrugë, momenti kur i jepet ndihma e parë dhe dërgohet në spital (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
Speciale/ Report Tv brenda xhamisë së ‘Namazgjasë’, rreth 8 mijë besimtarë falin xhumanë për herë të parë! Imami rrëfen gjithçka mbi ndikimin turk dhe rolin e Shqipërisë (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
NOTAT/ Humbja e Kombëtares! Mirlind Daku 'ngel në klasë', Asllani dhe Ismajli më të mirët
11 Tetor, 22:51
-
Artur Ajazi: O berishistë, ejani në vehte
11 Tetor, 22:47
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor, 22:39
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor, 22:26
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE
11 Tetor, 22:21
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
Cilat janë arsyet e udhëtimit të shqiptarëve? Vetëm 10% e tyre për biznes, 76% për qëllime turistike
11 Tetor, 21:51
-
Mesazh i fuqishëm i Tifozave Kuq e Zi: Si t'ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!
11 Tetor, 21:50
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44