DURRËS- Kryeminstri Edi Rama ka vizituar nga afër shkollen e re “Shaqe Mazreku” e cila u rindërtua pas shkatërrimit të tërmetit.

Ndërsa ishte duke vizituar ambientet e kësaj shkolle, Rama ka ka shkuar edhe te palestra, aty ku e priste mësuesja e fiskulturës me një top basketbolli në dorë.

Si një ish- basketbollist, kryeministri e ka ftuar mësuesen në një duel, por fillimisht ajo hezitoi, ndërsa më pas bëri goditje dhe shënoi. 

Rama: Hajde gjuaje një
Mësuesja: Nuk kam shënjestër, por…jam më mirë në mbrojtje
Rama: Cfarë i mëson këtyre ti pa shënjestër?

Pas saj topin e mori edhe kryeministri, i cili realizoi një kosh mes shumë përplasjesh të topit, ndërkohë që mori edhe duartrokitjen e të pranishmëve.