Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një lutje që nga rrënojat e tërmetit të dalin të tjerë jetë. Ai ka postuar një foto ku përqafon një nga të mbijetuarat e tërmetit të djeshëm që goditi dje Shqipërinë duke lënë pas viktima dhe persona të plagosur.
"Mirëmëngjes dhe me lutjen që kjo ditë të nxjerrë jetë të tjera nga errësira e gërmadhave, ju uroj një frymëmarrje pak më të lehtësuar në familjet tuaja sot", shkruan Rama.