Rama: Shërimi i korrupsionit,
vetëm nga reformat e thella
Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit qeveria shqiptare së bashku me prezencën e OSBE/ODIHR në vendin tonë, prezantoi dje draftin e parë të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit 2014-2017.
TIRANE- Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit qeveria shqiptare së bashku me prezencën e
OSBE/ODIHR në vendin tonë, prezantoi dje draftin e parë të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit 2014-2017. Drafti prezantua nga ministri i Shtetit për Çështjet Lokale, Bledar Çuçi i cili tha se lufta kundër korrupsionit është prioritet bazë i qeverisë Rama. Sipas tij “dokumenti i strategjisë do të jetë i shkurtër por dinjitoz. Ai do të bëj të mundur që lufta kundër korrupsionit të jetë e matshme. Procesi i hartimit të strategjisë do të jetë i hapur, institucionet do përfaqësohen do të japin mendimet e tyre”.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi rëndësinë e zbatimit të programit të qeverisë në 100 ditët e para të punës së saj. Ai nënvizoi se shërimi ndaj korrupsionit, i cili ngjan si një kancer agresiv, qëndron tek reformat e thella, por jo luftës së institucioneve siç kishte bërë qeveria e kaluar e cila më shumë kishte folur dhe më shumë kishte lejuar që korrupsioni të kapte shtetin. “Nuk duhet të harrojmë se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin por sistemi korrupton njerëzit.
Nuk është betejë mes ëngjëllit dhe djallit por i të ardhmes, modernizimit dhe të shkuarës çoroditëse. Kemi braktisur luftën që bëhej dikur, me Presidentin, me Prokurorin, me Gjykatat sepse ne kemi besuar se ajo luftë nuk do sjellë asnjëherë rezultate dhe ja ku janë rezultatet, korrupsioni nuk është luftuar. Duhet t’i përgjigjemi me një reformë të thellë administrative e territorial duke mos lejuar që një numër kaq i madh njerëzish të marrin një sasi kaq të konsiderueshme parash dhe të mos kthejnë mbrasht asgjë por të bëhen burime që gjenerojnë korrupsion.
BE dhe OSBETë pranishëm në këtë konferencë ishin edhe kreu i Bashkimit Europian , Etore Sequi, i cili nënvizoi që kjo strategji 2014-2017, të ishte realiste. “Korrupsioni është sëmundje që dëmton institucionet. Niveli i qartësisë së politikave ndikon drejtëpërdrejti tek ata që do e zbatojnë”, tha ai. Ndërkohë që zv.ambasadori i OSBE, Robert Wilton vuri theksin që ky draft të jetë i zbatueshëm. “Korrupsioni nuk është një gjë që po vjen me aeroplan në Rinas. Korrupsioni është një fenomen social politik. Në 2013 indeksi i korrupsionit shënoi një rënie në perceptimin e qytetarëve. Nevojiten urgjentisht masa konkretet për t’i dhënë fund këtij fenomeni”,tha ai.
Naço: Ulen tarifat gjyqësore: Prokuroria kundër qeverisëMinistri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë një seance dëgjimore për Progres Raportin 2013 në Komisionin e Ligjeve, u shpreh se reforma në sistemin gjyqësor në vend do të vijojë. Duke u ndalur tek sistemi i drejtësisë në vend, ministri Naço tha se duhet të reformohet edhe Gjykata e Lartë. Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Ministrisë që të rishohë ndryshimet në dy ligjet e sjella në Kuvend. Sipas organit të akuzës nuk duhet që të jenë në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe rrjedhimisht edhe të Porkurorisë për Krimet e Rënda, pasi në të kundërt do të krijohej zvarritje e proceseve dhe ndikim negativisht në efikasitetin e kësaj prokurorie.
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15