Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot shkarkimin e dy drejtorëve të fundit teknikë, të propozuar nga PD, pas marrëveshjes Rama-Basha në 18 maj.
Arjan Hoxha dhe Arjan Bylykbashi kanë lënë detyrën përkatësisht të drejtorit të Burgjeve dhe Hipotekave. Në vend të tyre janë emërohet Arben Çuko dhe Blerina Doraci.
Këto ishin dy drejtoritë e fundit që drejtoheshin nga PD.
Një ditë më parë kreu i qeverisë shkarkoi nga detyra drejtorin e AZHBR-së Fadil Shahini, ndërsa në vend të tij u emërua Frida Krifca.
Drejtorët teknikë të propozuar nga PD sikurse edhe 6 ministrat dhe zv/kryeministrja, u emëruan pas marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.
Më herët janë larguar nga detyra drejtori teknik i OSHEE-së, Haki Mustafa si dhe i ALUIZNI-t, Ibrahim Morina, në vend të të cilëve u rikthyen Adrian Çela dhe Artan Lame.
Ndonëse drejtorët teknikë janë largohen të gjithë nga postet, e njëjta gjë s'mund të thuhet për ministrat e propozuar nga PD pas marrëveshjes së 18 majit, të cilët vijojnë ende në detyrë.
Drejtorët teknikë të PD
Drejtor i Hipotekave - Arjan Bylykbashi
Drejtor i AZHBR - Fadil Shahini
Drejtor i OSHEE - Haki Mustafa
Drejtor i Burgjeve - Arjan Hoxha
Drejtor i ALUIZNI-t - Ibrahim Morina
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com