Rama shkarkon drejtorin e
'Punësimit', shkak performanca

Rama shkarkon drejtorin e<br />'Punësimit', shkak performanca<br>
TIRANE - Kryeministri Edi Rama shkarkon papritur Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili i ka komunikuar vendimin Mickos pasditen e kësaj të marte, gjatë një takimi në sallën e Hartave në Kryeministri. Report Tv ka mësuar se në vend të Artur Mickos, Rama ka emëruar Elira Çaushin, aktualisht punonjëse në Kryeministri.

Shkak për këtë vendim të kreut të qeverisë mësohet të ketë qenë perfomanca e dobët e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në punësimin e qytetarëve të cilët i janë drejtuar Zyrave të Punës në kërkim të një vendi pune. 

artur micko
(Ish-drejtori i Punësimit, Artur Micko)

Gjithashtu, të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe 12 drejtorët rajonalë të punësimit. Rama ka qenë i prerë me ta kur u ka kërkuar të punësojnë sa më shumë qytetarë në biznese private, duke iu lënë si afat muajin prill.  

"S'ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndermjetësoni me bizneset, punesoni njerëzit se vendet janë bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht", iu është drejtuar Rama drejtorëve rajonalë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. 

Micko drejtor prej vitit 2013
Artur Micko është një nga zyrtarët më jetëgjatë pjesë e administratës shtetërore. Au u emërua drejtor i Punësimit në shtator të vitit 2013, pasi PS fitoi zgjedhjet dhe erdhi në pushtet. Djali i gjyqtarit Arben Micko, Artur Micko aktualisht mban edhe funksionin e nënkryetarit të FRESH. 

Ai konsiderohej si një prej njerëzve të besuar të kryeministrit Edi Rama, por perfomanca e tij në drejtimin e një institucioni të rëndësishëm duket se nuk ka qenë në lartësinë e kërkuar dhe për këtë shkak prej ditës së nesërme në karrigen e Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit do të ulet Elira Çaushi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm