Rama ‘shkollë riedukimi’ gazetarit/ Açka: Njeriu që dje rrihej për fjalën e lirë, sot është kthyer në harbutin e mediave! ‘Rithemelimi’: Shqipëria në rrezik

Rama ‘shkollë riedukimi’ gazetarit/ Açka: Njeriu që dje rrihej për fjalën e lirë, sot është kthyer në harbutin e mediave! ‘Rithemelimi’: Shqipëria në rrezik

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama ka “dënuar” me tre muaj riedukim një prej gazetarëve, pasi nuk ishte dakord me pyetjen që i drejtoi gjatë konferencës për mediat.

Ka qenë deputetja Flutura Açka, e cila është shprehur se e sheh të pavend që një koment i tillë të vijë nga Rama, që dikur është rrahur për fjalën e lirë teksa sot është kthyer në harbutin e mediave.

“E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet. Në solidariteit me gazetarët! Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar statusi i gazetarit?  Do ta kthejë në “Urdhëri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”. Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura. Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës”, shkruan Açka.

Reagime ka pasur edhe nga Komisioni i Rithemelimit. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun Jola Hysaj theksoi se sjellja e Ramës me gazetarin është akt i paprecedentë.

“Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.
Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrdhënieve media-qeveri në gjithë Europën. Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.

Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave. Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censures mediatike. Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë. Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë. Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp. Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën. Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik”, tha Hysaj.

Këto reagime vijnë pas debatit të Ramës me gazetarin. Ky i fundit e pyeti ministren Olta Xhaçka se a e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna.

Rama: Tani këtu përgjigjen ta jap unë. Do kalosh në riedukim për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.
Gazetari: Kodi etik a do zbatohet, ju vetë keni thënë që do ketë sanksione deri në largim nga puna.
Rama: Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit ndërkohë vazhdon mban fjalime. Për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim, përgjigjet e radhës do e marrësh pas tre muajsh, në tetor hajde.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama penalizon nga konferencat gazetarët. Pak kohë më parë ai pezulloi edhe një tjetër gazetare. 

 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/07/2022 02:58

    Ky me kujtoi nje incident gjate nje konference shtypi ne Shtepine e Bardhe ne kohen e Trumpit,kur Jim Acostes tentuan t'i merrnin mikrofonin gjate nje debati te nxehte me Trumpin dhe me vone ia ndaluan hyrjen ne W.H.Shumica e gazetareve dolen ne krah te Acostes.Z.Rama,heren tjeter lere ministren te pergjigjet vete,se nuk eshte as kalama,as e manget,se po vazhdove te nderhysh ne kete menyre do krijosh pa dashje imazh erdoganist te vetes.

    Përgjigju
  • Xani: 02/07/2022 15:05

    Nuk eshte faji i rames qe keta gazetaret kane nivel te ulet, tamam kazan

    Përgjigju
  • vini: 02/07/2022 15:04

    Shqiperia eshte ne rrezik nga ju non gradat e PD qe synim keni vetem shkaterrimin e ketij vendi

    Përgjigju
  • Mandi: 02/07/2022 15:02

    Ke te drejte te pyesesh po jo ashtu mor gazetar leshi

    Përgjigju
  • alban: 02/07/2022 15:01

    Po te isha une aty do ia kisha futur nje turinjve se e ka provokuar ne max aty ku nuk mban

    Përgjigju
  • Berti: 02/07/2022 15:00

    Ju jeni rrezik per ne o Acka

    Përgjigju
  • Jeni: 02/07/2022 14:59

    Na keni ça koken o Açka

    Përgjigju
  • Teo: 02/07/2022 14:50

    Nuk i cenohet njeri e drejta fjales por jo deri ne ate pik qe te ofendosh tjetrin ne ate menyre dhe ta mendosh qe po i drejtohesh nje njeri me post te rendesishem per vendin

    Përgjigju
  • Eni: 02/07/2022 14:49

    Kush do qe ben horrin e flet ne lloj lloj menyre duhet te mari masa e te marr mesim per her tjeter

    Përgjigju
  • Orion: 02/07/2022 14:47

    Kta vetem per te prishur imazhin dhe punen jan se per gjera tjera jan ku therret qameti po ikni shifni naj gje tjeter mos u merrni me ket pun

    Përgjigju
  • Alesi: 02/07/2022 14:46

    Te qenit gazetar nuk do te thot qe ke pushtet absolut e te besh ca te duash duhet te kemi etik e rrespekt kur i drejtohemi nje figure politike

    Përgjigju
  • Skwnder: 02/07/2022 14:46

    Vendim mjaft i drejte nga ana juaj kryeminister Edi!Leri qente le te flasin!

    Përgjigju
  • Tesa: 02/07/2022 14:46

    E drejt e fjales nuk do te thot ke te drejt te ofendosh tjetrin o njerez te trrash

    Përgjigju
  • Geni: 02/07/2022 14:46

    Kjo Acka kot flet se kuptoj pse e ul veten dhe me shume,se kurre sdo mund te behen si Edi Rama! Shume mire e ka bere Edi qe ta denoje me riedukim ate gazetarin se duhet ta mesoje ta beje me mire punen si gqzetar!

    Përgjigju
  • Tea: 02/07/2022 14:45

    Po lan nam vertet esht e drejta e fjales ama jo te flasesh kot me kot

    Përgjigju
  • kola: 02/07/2022 14:39

    Po mbroni njerzit juaj ju se kastile e ke nisur mos them ti flutura

    Përgjigju
  • titi: 02/07/2022 14:37

    keto jan thjesht nje reklam per protesten qe nese shqipetaret bashkohen do jen budallenj

    Përgjigju
  • Elton: 02/07/2022 14:30

    I edi vazhdo perpara sepse gazetaret sot sdin cflsdin keni ber gjen e duhur

    Përgjigju
  • Ta Rras Bulba: 02/07/2022 14:01

    Bravo Edi Rama Hec përpara o Gjigandi Shqipris. Qent dhe hulkonjat le të lefin se ato atë pun kan ti hec përpara Edi Rama njeri që do ngelesh në historin e Shqipris. Qent dhe hulkonjat do ngelen në plerat e historis.

    Përgjigju
  • GËRDALLA AÇKA: 02/07/2022 13:51

    O Gërdalla Açka a e pe ti gazetarin rrugaç se çfar pytjesh bënte ? ? Pra Edi Rama ka plotësisht të drejt. E dyta kush ta ka treguar ty që fjala riedukim është e diktaturës babai jot komonist ? Pra dhe ti moj Flutura e wc je më keq se gazetari rrugaç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'