Rama: Shkrihet INUK brenda 30
ditësh, kompetencat i merr MB

Rama: Shkrihet INUK brenda 30<br />ditësh, kompetencat i merr MB
TIRANË - Gjatë takimit me drejtuesit e policisë në lidhje me luftën ndaj krimit të mjedisit dhe mbrojtjen e territorit, Kryeministri Rama ka njoftuar shkrirjen e Inspektoratit Ndërtimor Urban Kombëtar dhe brenda 30 ditëve transformohet në funksion të punës së policisë së shtetit.

Sipas Ramës, pavarësisht se deri më tani arrin në 1 mijë numri i objekteve të kundërligjshme që janë goditur nga INUK, numër që siç theksoi ai, nuk është edhe aq domethënës në raport me krimin mjedisor.

Për këtë arsye do të kalohet nga një inspektorat që nuk përgjigjet në atë që pritet në luftën ndaj krimit mjedisor, në një inspektorat për mbrojtjen e territorit të vendit tonë që do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Brebdshme ka theksuar Rama gjatë takimit që po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Fjala e Kryeministrit Rama në takim me krerët e Policisë së Shtetit
 
“Një faktor nuk është marrë në konsideratë, që ka të bëjë me përpjekjen tonë si shoqëri dhe e policisë, për mbrojtjen e vendit nga shëmtimi. Pasuria jonë më e madhe e është bukuria Shqiptare. Synimi ynë është nga një zhvillimi kaotik dhe rrënues i vendit është në një zhvillim të qëndrueshëm, pasi kapitali ynë i dytë më i madh pas atij njerëzor, janë pasuritë që ky territor ofron. Ne kemi ardhur në qeverisje për një qasje të re modeli të zhvillimi, si dhe të një modeli të ri të kontrollit të territorit. Sot është dita për të hapur një kapitull të ri, ndaj krimit të territorit. Kjo ka qenë arsyeja që kemi jetësuar pikërisht kompetencën e patjetërsueshme të policisë për tu marrë me këtë krim. Deri tani arrin në 1 mijë numri i objekteve të kundërligjshme që janë goditur nga INUK. Por është një numër sa mbresëlënës aq edhe jo domethënës në raport me krimin që duhet të zgjidhim së bashku lidhur me krimin mjedisor.  Për këtë arsye do të kalohet nga një inspektorat që nuk na përgjigjet në atë që ne presim në luftën ndaj krimit mjedisor, në një inspektorat për mbrojtjen e territorit të vendit tonë që do të kalojë në varësinë e Ministrisë së Brendshme. Jo vetëm kaq, por inspektorati do të shkrihet brenda 30 ditësh, dhe ato do të transformohen rrënjësisht, në funksion të punës së policisë së shtetit në funksion të arrestimit të çdo krimineli që cënon edhe 1 m² pronë të përbashkët pa autorizim të shtetit, deri tani kemi vepruar në 4 drejtime kryesore.” theksoi Rama në fjalën e tij.

edi rama

Rama: Sytë qorra dhe barku i fryrë i prokurorëve e gjykatësve nuk kanë ndëshkuar mbi 1 mijë raste abuzimi
Kryeminitri Edi Rama, ndër të tjera në fjalën e tij ka kritikuar punën e bërë nga Prokuroria dhe Gjykata, që sipas tij nuk i kanë vënë fre krimit mjedisor, pavarësisht denoncimit të bërë nga policia mbi 1 mijë raste të abuzimit.

Rama nënvizoi se në çdo hapësirë të territorit vihen re shkeljet e bëra dhe abuzimet në ndërtimet pa leje, por që siç theksoi ai kanë kaluar përpara syve qorrë dhe barkut të fryrë të Porkurorëve dhe Gjykatësve.

“Sot më shumë se kurrë përgjegjësinë e mbajnë prokuroria e gjykata që nuk kanë bërë asgjë për t’i vënë fre këtij fenomeni dhe në 1 mijë raste që policia ka denoncuar nuk kanë gjetur kurajon ligjore për të mbajtur në burg qoftë edhe një të vetëm. Unë i kam kërkuar Prokurorit të përgjithshëm, për ta vënë vetë Prokurorinë në disponim të INUK në betejën që do tu lëmë fëmijëve tanë. Sepse kjo që ndodh nuk shkatërron vetëm mjedisin, por edhe potencialet. E kthen Shqipërinë në një shkretëtirë mundësish, pasi në çdo hap do gjesh shkelës, parkingje në det, gurë në det të vjedhur kudo për të ndërtuar hotele, përapra syve tërësisht qorra dhe barkut të fryrë deri në fyt të prokurorëve dhe gjykatësve, të cilët kanë mbyllur sytë.” theksoi Rama.

Lidhur me këtë arsye Rama shpjegoi se është e nevojshme që policia e shtetit të vihet në frontin e parë për të ndaluar krimin mjedisor.

“Që ne ta bëjmë llogaridhënien e qartë ne na duhet që policia e shtetit të vihet në vijën e parë në këtë proces. Do të vazhdojmë goditjen e ndërtimeve pa leje me të njëjtin intensitet deri sa vendosja e një tulle pa leje të jetë një ëndërr e keqe e së kaluarës.” u shpreh ai

edi rama
(Në foto: Kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama)

Rama: Lufta ndaj krimit mjedisor që sot, abuzuesit nuk i shpëtojnë dot ligjit
Më tej Rama u shpreh i i bindur se policia do të tregojë të njëjtin intensitet në luftën ndaj krimit mjedisor si ajo ndaj kanabisit, ndërsa inkurajoi policinë e shtetit të nisë aksionin që sot. Sipas Ramës, shqiptarët janë kthyer në armiq të vetvetes sa i përket shkatërrimit ë mjedisit, duke nënvizuar se përgjegjësit nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë penale.

“Jam i sigurt se policia do të veprojë me vendosmëri, sicc u fut në Lazarat, sicc po vepron në Dukagjin. U bë 23 vjet që gëlon nga të gjitha anët e format, veprimtaria pa leje dhe krimi ndaj mjedisit. Kemi shkatërruar si asnjë tjetër, pyjet, bregdetin, tokën tonë bujqësore. Jemi bërë pjesë e një shpartallimi që asnjë pushtues dhe asnjë vend armik nuk do të ja bënte një vendi tjetër. Jemi bërë armiq të vetvetes për të përfituar diccka për vete në tokën tonë të përbashkët. Ka një tjetër protokoll pune. Përgjegjësia penale do të jetë e pashmangshme. Bazuar me këtë protokoll inkurajoj drejtorin e policisë, të fillojnë që sot luftën ndaj krimit mjedisor.” u shpreh ai

Rama: Gati plani i masave, krimi mjedisor si krimet e tjera të rënda
Kreu i qeverisë, listoi edhe një sërë masash që do të ndërmerren nga ana e qeverisë, për parandalimin e mëtejshëm të krimit mjedisor. Pikë së pari sipas tij është i nevojshëm dhënia fund e ndërtimeve pa leje, të cilët sipas kryeministrit Edi Rama, vijojnë punimet me pretendimin se janë në fazë legalizimi. 

Ai shtoi se këto persona duhen dërguar para ligjit për shkeljet, ndërsa shtoi se krimi mjedisor vjen si shkak i iniformalitetit

“Kemi kaluar një fazë tjetër të legalizimeve, për t’i dhënë fund ndërtimeve pa leje, dhe këtu duhet hapur një parantezë, se ka autorë të ndërtimeve pa leje që hedhim llaç e tulla me pretendimin se janë në fazë legalizimi. Këto duhen arrestuar e çuar para ligjit si pjesëmarrës në krim.” tha kryeministri ndërsa nënvizoi se masë tjetër është edhe  rigjelbërimin e hapësirave të gjelbërta të zonave turistike. Kemi nisur një plan masash strategjike që do të jetësohet në muaj e ardhshëm të vitit. Duhet të jeni të vetëdijshëm që ky është një aksion shumëplanësh në luftën ndaj krimit mjedisor, dhe nga ana tjetër, ndaj informalitetit që mban peng një kapital prej miliarda dollarësh dhe dëmi që i kanë bërë gjithë këto vite ndërtimet pa leje ësjtë i pallogaritshëm. Po kështu është edhe dëmi që i bëhet çdo ditë këtij vendi përmes ndërtimeve pa leje në të gjithë bregdetin." tha Rama

Edi Rama theksoi se qeveria ka vendosur çeljen e fazës së dytë ndaj kësaj beteje, ndërsa i bëri apel që ky krim mjedisor të trajtohet si të gjitha krimet e tjera të rënda.

“Qeveria ka vendosur çeljen e menjëhershme të fazës së dytë të kësaj beteje, dhe vendosjen e policisë në terren dhe në bashkëpunim të ngushtë me çdo qytetar që ankohet  për ndërtime pa leje për të vepruar njësoj si me vrasje apo aksident. Këtë krim duhet ta qasni siç qasni çdo krim tjetër të rëndë. Dhe për t’i dalë zot plotësisht territorit të Shqipëriasë, na duhet ky kalim përfundimtar i përgjegjësisë së policisë për mbrojtjen e mjedisit, ashtu siç nuk mund ta mbrojë asnjë inspektoriat tjetër. Ku ka qenë deri sot policia për 20 vjet ndërkohë që i është hapur rrugë një zhvillimi skandaloz, si në asnjë vend tjetër të evroopës, duke u bërtë burim aksidentesh të panumërta. Si mundet të rrijë policia kur prishet prona e shtetit, dhe krijohen hyrje pas hyrjesh, në ndryshim me çdo normë sigurie, jashtë çdo standarti kombëtar e ndërkombëtar. Si mundet që grabitësit të bëjnë ligjin duke vjedhur sinjalistikën, kabllot?” tha Rama.

Rama: Denonconi çdo rast korrupsioni
Duke vijuar më tej, kreu i qeverisë shqiptare, tha se shpërndarja e deritanishme e përgjegjësisë në shumë inspektoriate për krimin mjedisor, ka bërë që asnjë të mos mbajë përgjegjësi për të. Siç theksoi Rama vendimi për pezullimin e dhënies së lejeve nga vendorët deri pas zgjedhjeve të 2015, vjen për t’i vënë fre korrupsionit të vendorëve me lejet e ndërtimit, në prag zgjedhjesh

"Mundet se kjo ka qenë strukturore sepse askush nuk u ka kërkuar ashtu siç duhet, marrjen e masave. Dhe shpërndarja e kësaj përgjegjësie, ka bërë që askush të mos mbajë përgjegjësi. Për këtë arsye ne kemi pezulluar të gjitha lejet zhvillimore deri në zgjedhjet e ardhshme vendore, në atë që tradita na mëson se është bumi i korrupsionit që shpërthen nga autoritetet.” nënvizoi kryeministri

Ndërtimet pa leje, Tahiri: Në 1705 shkelje, autorët asnjë ditë burg
Për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj ndërtuesve pa leje nuk është marrë asnjë masë konrete duke mos bërë asnjë ditë burg pavarësisht punës së bërë nga ana e policisë për kallëzimin e tyre.

Ndërsa ka treguar se në çdo cep të vendit ndërtohet pa leje ai shprehet se 1705 persona të shoqëruar nuk kanë bërë asnjë ditë burg, por përkundrazi ata lihen të lirë dhe penalizohen vetëm me gjobë. Po ashtu Ministri Tahiri tha se deri tani janë ndjekur penalisht 22 përgjegjëstë ndërtimeve pa leje, por që siç theksoi ai është shumë pak krahasuar me krimin mjedisor që i është bërë vendit. 
 
“Nuk ka kilometër të Republikës ku nuk ndërtohet pa leje. Kodi penal ka parashikuar qartë veprat penale. Ndërtimi pa leje në tokë private është vepër penale, ndërsa në pronë publike është edhe më e rëndë. Është për këtë arsye që policia do të ndjekë me vëmendje ndërtimet pa leje. Çdo tullë pa leje në zonën tuaj është përgjegjësi e juaja për ta nxjerrë autorin para drejtësisë. Nuk duhet lejuar kurrsesi që ndërtimet pa leje të kthehen në mish të ndonjë Prokurori. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur deri më tani. Përsëri 1705 persona nuk kanë bërë asnjë ditë burg. Ata lihen të lirë dhe mund të gjobiten me ndonjë gjobë. Kjo statistikë nuk është kurrë mjaftueshëm që policia të mos vazhdojë të bëjë detyrën me përpikmëri dhe më me vendosmëri. Kush lejon ndërtime pa leje ka shkelur detyrën dhe duhet të mbajë përgjegjësi penale. Deri më tani janë ndjekur penalisht 22 përgjegjës të ndërtimeve pa leje. Kjo është shumë pak. Nga ana tjetër qytetarët që denoncojnë krimet kundër mjedisit, janë pasuria më e madhe se kanë vetëdijen dhe kurajon për ta denoncuar në polici. Qytetarët kanë partnerin më të madh policinë. Në një kohë të shkurtër do të krijojmë mundësinë denoncimin e këtyre e rasteve online.”- tha Tahiri.

saimir tahiri
(Në foto: Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri)

Didi: Të vendosur për të trajtuar krimin mjedisor  si krimet e tjera
Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi, në fjalën e tij shprehu vendosmërinë në emër të dikasterit që drejton, për të trajtuar me seriozitetin më të madh nismën dhe detyrën e re të policisë, për ndalimin e krimit financiar.

“Qeveria nëpërmjet vendimit të saj të fundit, ka ngarkuar policinë me detyrën e ruajtjes së mjesdisit, për zbulimin e krimeve në fushën e territorit. Policia është e gatshme të marrë këtë detyrë, dhe premton se do të kryejë detyrën me prioritet, pasi kjo është në dobi të qytetarëve të Shqipërisë. Jeni ju që me profesionalizmin tuaj do të bëni të mundur ruajtjen e mjedisit. Ne duhet të jemi të përgatitur se kjo detyrë nuk është e lehtë, dhe bashkëjetesa e gjatë me këtë fenomen, e bën këtë detyrë tepër të vështirë por jo të pamundur. Ne jemi të bindur se qeveria do të na mbështesë në këtë detyrë më të gjitha pajisjet, qofshin edhe ato ligjore.” tha Didi

didi
(Në foto: Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi)

Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos