Rama: Shoh ndryshim të madh në qëndrimin e BE karshi rajonit! Tanimë jemi në një vend ndryshe, por integrimi do kohë

 

Duke folur në Këshillin e Atlantikut Kryeministri Edi Rama u shpreh se sheh ndryshim të madh në qëndrimine BE-së lidhur me anëtarësimin e vendeve të rajonit të Ballkanit.

-Ka qenë politikë e SHBA që e ardhmja e Ballkanit është në BE dhe Bashkimi Europian dhe Këshilli Atlantik kanë punuar shumë në këtë drejtim. Procesi i zgjerimit për një kohë të gjatë sikur nuk kishte më vrull dhe ju keni qenë një kritik i madh i këtij procesi të BE në rajon. Nuk e di nëse mund të na thoni se ku mendoni se është procesi i zgjerimit tani? A është në një vend më të mirë? Ju thatë që rajoni nuk ka qenë asnjëherë më mirë, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më mirë. Po procesi i zgjerimit sidomos në konteksin e besimit që ka shprehur Olaf Scholz ku tha se Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare.

Rama: Shoh ndryshim të madh krahasuar me qëndrimin e BE në vullnetin e BE ne proaktivitetin e BE karshi rajonit tonë. Po kam qenë kritik i qasjes së BE, i qasjes dhe qëndrimit pasiv të BE, por kjo ka ndryshuar sepse ka më së fundi një mirëkuptim të përbashkët që është nxitur edhe nga agresioni rus në Ukrainë që deri diku më ka dhënë të drejtë për atë që kam thënë disa vite më parë. Kështu që ideja e rajonit si një pasuri shumë e rëndësishme gjeopolitike për BE është materializuar praktikisht në realitetin e fakteve. Tanimë jemi në një vend ndryshe, por kjo nuk do të thotë që integrimi do të vijë shumë shpejt, do kërkojë kohë.

-A mund të na thoni se çfarë do të ndodhë më tej për Shqipërinë duke menduar se negociatat për kapitullin e parë mund të nisin edhe këtë vit. Çfarë mendoni për këto afate?

Edi Rama: Nuk jam i fiksuar për këto teknikalitete. Kemi nisur bisedimet. Negociatat janë në vazhdim, kemi ecur shumë mirë ashtu siç e ka theksuar edhe raporti i progresit dhe kjo është e rëndësishme. Cilat do të jenë aspektet teknike, nuk do të përpiqem shumë për ta kuptuar sepse është një proces i ndërlikuar dhe është ashtu siç duhet të jetë. Siç e dimë midis gjërave të duhura dhe miratimit të gjithçkaje tjetër ka 27 vende anëtare dhe ata janë të gjithë së bashku për parimet e përgjithshme të mëdha, por nuk bëhen të gjithë bashkë kur vjen fjala për të marrë vendime. Kështu që të rimë të qetë lidhur me këtë.


Lajmi kryesor:

Rama për Këshillin e Atlantikut: BE më e afërt me Ballkanin, por anëtarësimi i Shqipërisë do kërkojë kohë! Njohja e Kosovës, çështja më e madhe në rajon


B.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'