TIRANË- Një çështje që kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë janë edhe afganët e strehuar në Shqipëri. Ai tha se për aq kohë sa ato do të qëndrojnë gjatë në vendin tonë, për gati më shumë se 1 vit, shpenzimet do të paguhen nga SHBA-ja dhe jo taksapaguesit shqiptar, siç ishte rënë dakord në fillim. Nga ana tjetër, është thënë se në Shqipëri do të vijnë 4000 afganë, por kryeministri u shpreh sot se gjasat janë që të vijnë më pak, pasi nuk po lëvizin dot.
"S'mund të jenë shpenzimet e taksapaguesve shqiptar, mund ta bënim nëse është 1-2 javë, por nëse rrinë 1-2 vjet dhe kemi pasur dakordësi që shpenzimet e qëndrimit, qeveria amerikane apo etnitete të tjera do të mbulojnë shpenzimet. Ishte variant për të ngritur kamp, unë kam thënë që kampe nuk ka. Kemi dhënë disponibilitet për 4 mijë, por mesa duket nuk do vijnë se nuk po lëvizin dot", tha Rama.
Për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit që është parashikuar të qëndrojnë, kreu i qeverisë tha se nëse afganët duan që të punojnë, qeveria do u krijojë lehtësira.
"Nëse duan të hyjnë në punë, ne do i ofrojmë çdo lehtësi", tha Rama në 'Opinion'.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 afganë të tjerë, duke e çuar në 644 numrin total të refugjatëve që kanë ardhur në më shumë se një javë në vendin tonë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t'u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga qeveria Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08