Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të shpërblejë ish-deputetin e Partisë Demokratike të Qarkut të Beratit, Lefter Maliqi.
Në zgjedhjet e 25 qershorit ai u largua nga lista e kandidatëve për deputet të PD dhe iu bashkua socialistëve. Pakënaqësia e Maliqit lidhej me renditjen e tij në listën shumëemërore të kandidatëve, pasi ishte i treti pas Genc Pollos dhe Astrit Veliajt.
Pasi doli hapur në mbështetje të socialistëve në Berat, duke marrë pjesë edhe në mitingjet e të majtës atje - Lefter Maliqi mësohet se është shpërblyer nga Rama duke u emëruar në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Lefter Maliqi ka qenë deputet gjatë viteve 2009-2013 i zgjedhur me votat e Partisë Demokratike./360 gradë/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com