Rama shpërndan lejen e fundit të
legalizimit në bashkinë Selenicë

Rama shpërndan lejen e fundit të<br />legalizimit në bashkinë Selenicë
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në bashkinë Selenicë të qarkut të Vlorës, lejen e fundit të legalizimit.
 
Kreu i qeverisë ka bujtur mesditën e kësaj të diele në banesën e legalizuar tashmë ku ka takuar të zotët e shtëpisë, dy të moshuar.
 
"Sot shpërndajmë lejen e fundit të legalizimit në bashkinë Selenicë. Janë 435 shtëpi që tani kanë lejen dhe ju bëhet pronë e patundshme e gjithë gjaku, djersa dhe mundimet e fëmijëve", u shpreh Rama.  

Gjatë bashkëbisedimit të kryeministrit me familjarët nuk kanë munguar as batutat. 

Rama është kthyer pas në kohë duke kujtuar vitet e tij shkollore ku për një poezi erotike ka rrezikuar thyerjen e notës në sjellje.  

“Paska karamele Zana këtu. Ta marrim një me vete. Një Zana për Zahon. Kur isha në Lice kam bërë një poezi për karamele Zana, kanë qenë duke më thyer notën në sjellje. Një poezi erotike për karamele Zana për pak më thyen notën në sjellje. E mbaj mend po nuk e them këtu tani, megjithëse nënës ia them në vesh se gjyshet kanë më shumë humor se gjyshërit”, tha Rama.

Në vijim, një prej të moshuarave i thotë Ramës se bashkëshorti i saj ka bërë gjithë jetën punë të rëndë.

"Ka bërë punë të rëndë, gjithë jetën në minierë, nëntokë, i ka rënë minierës me kokë. Dilte nga miniera në orën tre, në mëngjes ngrihej prapë dhe ikte në punë", tha e moshuara për bashkëshortin e saj.  

Por edhe këtu Rama nuk harroi të bëjë batutën: "Po me ty kur merrej apo...", iu drejtua Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik