Kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje në Tiranë, ku ka shpërndarë libra falas për dy fëmijë të kësaj familje. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, Rama tha se për tre vite librat shkollorë do jenë falas deri te klasa e nëntë.
Brenda tre viteve do e plotësojmë deri te klasa e nëntë. Italia e ka deri te e pesta p.sh, por ne do e çojmë deri te klasa e nëntë libra falas për nxënësit.
Edi Rama, kryeministër
Kishim edhe ne ato dyshimet tona, për zbatueshmërinë. Dhe Franca e bëri, po e bën Italia. Ne do ta bëjmë shumë të fortë dhe të ristrukturuar. Do jetë e vështirë, por do bëjmë që çdo celular që do kapet, do sekuestrohet. Në fillim do jetë e vështirë për ta zbatuar, por do jetë shumë e prerë dhe shumë e fortë. Celularët do vendosen në një vend të caktuar në fillim të mësimit dhe do merren në përfundim. Prindërit kanë hallin kryesor në këtë pikë. Në qoftë se mua shkolla do të më thoshte do ia heqim celularin Zahos, nuk është bërë akoma për shkollë, por unë do isha njeri më i kënaqur. Sepse është komplet jashtë kontrollit të vetes, jo më të mësuesit dhe tëndit kur është në shkollë. Vetëm keq ka ajo punë, s’ka asnjë të mirë, s’ka asgjë pozitive.
Edi Rama, kryeministër