Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut demokrat Lulzim Basha me ironi, ku shkruan se ai ëndërron katastrofën dhe vdekjene sa më shumë shqiptarëve.

Teksa thotë këto fjalë ai ka shpërndarë një video "propagande" të publikuar sot nga Basha.  

"Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë", shkruan Rama.