Kryeministri Edi Rama prej 2 ditësh është vënë në qendër të akuzave pas fotos së publikuar të ish-deputetes Grida Duma me mikrofon, por ditën e sotme ka zgjedhur t’i përgjigjet këtyre akuzave. Në emisionin “Real Story” ai ka nxjerrë regjistrimin zanor ku Grida Duma ofendonte analistin Frrok Çupi gjatë një emisioni, ndërsa tha se nuk është faji i tij se Berisha dhe Meta e shikojnë Grida Dumën nga ana seksuale.
“Ju mendoni se është faji im që ju e shikoni Grida Dumën nga ana seksuale? Është një fotografi e zonjës me mikrofon. Gridare, gridare, gridare është të bërtasësh, të bërtasësh, të bërtasësh. Ti, Ilir Meta dhe Saliu shikoni gjëra te goja e Gridës që mua s’më vijnë ndërmend. Personazhi bërtet, shan dhe i thotë në sy të publikut të tilla fjalë të ulëta e të ndyra, por ty të duket që mbron veten. Kam ekspozuar disa personazhe që quhet satirë politike. Lulzim Basha e plot të tjerë s’janë aty. Janë personazhe që është një turp t’i ekspozohen shqiptarëve”, tha Rama.
Pjesë nga debati:
Rama: Pse ju mendoni se është faj im që ju e shihni nga ana seksuale Grida Dumën?! Ma jepni një mikrofon…Bashkove shumë gjëra bashkë. E kuptoj!
Rakipllari: Ça ka kjo? Është sulmuar në mënyrë të turpshme nga një burrë në studio dhe kaq. Ka mbrojtur veten
Rama: Mos më ndërhy. Mund të flas unë. Çfarë ka aty? Është një fotografi e zonjës me mikrofon dhe; ‘gridare, oh-oh, është ‘vulare volare, oh-oh’- ‘Të fluturosh’, dhe ‘gridare’-‘të bërtasësh’. Dhe kaq! Ju dhe ti në këtë rast, Ilir Meta, Saliu dhe kush tjetër, tek kjo ‘ohoho’ dhe goja e Gridës shikoni gjëra që mua s’më bien ndër mend… Unë kam parë tek kjo një personazh që shan, bërtet dhe thotë në sy të publikut të tilla fjalë, të ulëta, të ndyra, ty të duket sikur mbron veten. Kur e sheh me mikrofon, duke ‘gridare’, duket se po trajtohet seksualisht. Ju e shikoni ashtu. Unë skam lidhje fare me këtë. Unë e ilustroj personazhin tek ajo fotografi
Rakipllari: Ju njoh si person me klas dhe prisja që ju të kërkonit ndjesë
Rama: Të kërkoj unë ndjesë?
Rakipllari: Është reagim i të gjithë rrjeti dhe mos më krahaso, Meta apo Saliu. Ti e bullizon. Për disa vota të katandisesh në këtë gjë!
Rama: A mund të vëmë një rregull?!
Rakipllari: Po bëjmë debat
Rama: S’po më dëgjon, po më ndërpret gjithë kohës.
Rakipllari: Nuk të lejoj që të më keqcitosh.
Rama: S’të keqcitova.
Rakpillari: Unë jam këtu për të gjykuar. E kanë parë shumë njerëz ashtu këtë çështje.
Rama: Mua nuk më shkon mendja tek këto gjera që i shihni ju. Se i shikoni ju ashtu këto gra, unë nuk i shoh. Ajo është kundërshtare në fushë, nuk bëj diskriminim, gra e burra janë baras. Ajo është satirë politike, është oratori vizuale dhe jo vulgaritet. Si përdor këto gjëra për t’u mbrojtur apo për të sulmuar. Ju klasi i ulët, Berisha..Meta
Rakipllari: Mund t’i kthejë një përgjigje, s’mund ta lejojë këtë…
Rama: Gjykimi im është ky se ju që skandalizoheni është që të më hidhni mua në kurriz atë s’duhet ta thosha, se ju zbuloj juve epshet tuaja. Ça dëgjuat ju?! ‘Gridare, gridare, oh-oh’,. pse e shikoni ju atë foto me atë sy? Këtë foto e nxora për ‘gridare, gridare’, ti pse e çon në vend tjetër. Atë ‘oh-oh-n’, jua kam lënë juve, Ilirit, Saliut. Unë nuk përdor asnjë grua.
Rakipllari: Në politikë përdor ti
Rama: Nuk përdor asnjë grua, as një burrë. Prandaj është çështje klasi. Ose unë jam klasi i lartë dhe ti je i ulët, ose ti je klasi i lartë dhe unë i ulët.
Rakipllari: Më gjykoni si të doni!
Foto e publikura nga Rama që nxiti reagimet
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm mbrëmjen e sotme, ku ka njoftuar se ditën e nesërme do të nënshkruhet memorandum për TEC-in e Vlorës.
Ai tha se ministrja Belinda Balluku do ta nënshkruajë marrëveshjen me amerikanët në Houston dhe kështu porti i Vlorës do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin.
“Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës është në udhëtim për në Houston ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për futjen e Exo Mobile për TEC-in e Vlorës, që do të kthehet në një TEC për gazin e lëngshëm dhe Vlora do të bëhet porti hyrës i gazit të lëngshëm për Ballkanin përmes kësaj aleance me amerikanët.Është një projekt i nisur me administratën e Trump dhe është ndjekur qysh në fillim dhe me administratën e re amerikane nesër konkludojmë këtë projekt.
Bëhet fjalë për një kalim në një nivel tjetër në aspektin energjitik dhe për rilindjen e një tjetër gërmadhe të lënë pas nga ata që duan të vijnë prarë”, tha Rama në “Real Story”.