Rama: Shpresoj që BE të ketë një
datë për negociatat, ne s'ndalemi

Rama: Shpresoj që BE të ketë një<br />datë për negociatat, ne s'ndalemi
Kryeministri Edi Rama gjatë një pritje me ambasadorët me rastin e festave të fundvitit, u shpreh se Shqipëria s'do ndalet në përpjekjet e saj në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sa i takon çeljes në negociatave, Rama tha se shpreson që BE të vendosë një datë sipas rekomandimit të Komisionit Europian.  

"Shqipëria do të vijojë rrugën e saj drejt BE. Tek europa ne shqiptarët nuk ndahemi dhe përsa na takon ne si forca qeverisëse sot në Shqipëri. E kemi të shkruar në programin tonë qeverisës që Europa nuk është udhëtim për të shkuar diku, por për ne shqiptarët është një udhëtim i brendshëm drejt përmbushjes së asipratës kombëtare për shtet modern, demokratik dhe solid. Kemi ndjekur një politikë të jashtme dinamike dhe koherente që mbron interesin kombëtar, por në çdo moment në frymën europianiste që karakterizon forcat tona politike si një përfaqësim i një populli që në këtë rajon ka qenë gjithnjë i angazhuar dhe mbështetës për stabilitetin bazuar mbi vlerat dhe parimet e Europës ku duam të bëhemi pjesë me të drejta të plota", tha kryeministri.   

Kryeministri theksoi se negociatat varen nga zbatimi i ligjit të Vettingut, ndërsa i bëri apel Gjykatës Kushtetuese të marrë vendimin sipas opinionit të Komisionit të Venecias. 

"Presim me padurim që Gjykata Kushtetuese të shprehet. Unë nuk e kam shprehur bindjen time që Gjykata Kushtetuese nuk kishte nevojë për Opinionin e Venecias për t’u shprehur, pasi historia e saj tregon se gjykatësit tanë kushtetues, kur duan, dinë, nuk ju mungon as eksperienca, nuk ju mungojnë as dijet për të bërë gjënë e duhur. 

Është ngritur një pikëpyetje në sytë e të gjithë opinionit publik nga çuarja e ligjit në Komisionin e Venecias. Tani, pasi Opinioni i Komisionit të Venecias ka ardhur dhe është i qartë për të gjithë, edhe pse në Shqipëri ju e keni parë se ka filluar një debat politik, kush është më i zoti në përkthim nga anglishtja në shqip, ose nga shqipja në anglisht, nuk mbetet gjë tjetër, veçse Gjykata Kushtetuese të konfirmojë Opinionin. E kundërta do të ishte një shuplakë, jo vetëm e pamerituar, por tërësisht e tepërt në fytyrën e popullit shqiptar që ka 26 vjet që kërkon një drejtësi të drejtë dhe sot, falë mbështetjes së pakursyer të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian ka mundësinë që të fillojë ta prekë drejtësinë e drejtë që pret e meriton prej 26 vitesh
", tha Rama. 

Sakaq, kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se politika shqiptare nuk është e vetmja konfliktuale, megjithëse, vërejti ai, rruga e integrimit pajton të gjitha palët. 

"Deri pak vite më parë shumë kush nga ju na shihte si përfaqësuesit e një politike të rrallë konfliktuale, sot nuk ndjehemi kaq rrallë pasi bashkësia e politikanëve të kësaj natyre është zgjeruar sidomos vitin e fundit. Para pak ditësh një mik i çmuar i Shqipërisë, John Kerry tha me shqetësim se çdo shmangie sado e vogël në themelet e rinisë është një gurë i shëmtuar në rrugën e tiranisë. Ne në Shqipëri kemi vazhduar të investojmë energji të mëdha në rrugën që e kemi përcaktuar si popull dhe nuk jemi luhatur, pavarësisht dallimeve që na ndajnë, një rrugë të përcaktuar që prej 26 vitesh, integrimi i plotë në BE", shtoi Rama.

Rama ceku marrëdhëniet me vendet fqinje duke theksuar se Shqipëria udhëhiqet nga parimi i zero problemeve dhe shqetësimet e ngritura për çështjet e së kaluarës, janë në funksion të këtij parimi.

"Marrëdhëniet tona me të gjithë fqinjët të karakterizohen nga dialogu i hapur dhe me dëshirën e plotë të ndërtojmë së bashku gjithçka që na bashkon, duke pasur në vetëdije gjithçka na bashkon në raport me atë që na ndan. Dhe për atë që na ndan do të ngrejmë shqetësimet tona të së kaluarës së afërt dhe të largët, me dëshirën që të kemi zero probleme me fqinjët. Duam të kemi zero probleme me fqinjët. Dhe jemi të bindur se kjo është plotësisht e mundur. Marrëdhëniet me Greqinë përmes dialogut. Forcimit të bashkëpunimit pa paragjykime me Serbinë", tha Rama.

Rama mesazh partive shqiptare në Maqedoni
Kryeministri Edi Rama kërkoi nga partitë shqiptare në Maqedoni, që të bëhen bashkë dhe të insistojnë që në programin e qeverisë së re të futet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. Rama tha se duhet të ketë barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. 

"I përgëzoj të gjithë të përzgjedhurit në Maqedoni, ata shqiptarë në mënyrë të veçantë, duke uruar me zë të lartë se ata do të gjejnë forcën për të çuar përpara bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Të vendoset Marrëveshja e Ohrit si emërues i përbashkët dhe për të kërkuar me një zë që programi i qeverisë së re të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit. Partitë nuk janë të detyruara të bien dakord me gjithçka, por janë të imponuara nga interesi i shqiptarëve që të flasin me një zë të vetëm, për të vetmen gjë që mund të ndahen, parimin e barazisë së plotë mes dy popujve", u shpreh Rama.

"Kosova pa viza, turp i BE-së"
"Turp për BE-në që Kosova është ende pa viza". Kështu e cilësoi kryeministri Edi Rama vonesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 
"Populli shqiptar i Kosovës vijon të jetë i penguar të lëvizë lirisht në Europë si gjithë të tjerët, nuk mund të mos ndajë me ju turpin që ndjej për BE-në. Kjo është e vërteta e njerëzve të atij vendi të ndaluar të jenë njësoj si gjithë të tjerët në të drejtën për të lëvizur lirisht", theksoi kryeministri. 

Kryeministri foli edhe për situatën në mbarë globin, ku theksoi se bota sot po përjeton një trazim kompleks. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure