Rama: Shqipëria e Berishës, 5
gra të vdekura në ditë, Rilindje

Rama: Shqipëria e Berishës, 5 <br />gra të vdekura në ditë, Rilindje
ELBASAN - Dita tragjike ku pa mbushur ende 24 orë, humbën jetën 5 gra, është komentuar edhe nga lideri socialist Edi Rama i cili i ka vënë gishtin qeverisë Berisha për kriminalitetin në vend dhe policisë së Shtetit.

Duke përmendur rastin e balerinës 26-vjeçare e cila u vra jashtë një klubi nate, nënës së 3 fëmijëve të cilën e zuri poshtë masivi i kromit në Bulqizë teksa dilte për të siguruar bukën e gojës, krimit në Durrës, ku djali vrau nënën dhe atij në Devoll të Korçës ku dy gra humbën jetën në mes të lumit teksa mundoheshin ta kalonin atë me zetor, Rama tha se është kjo Shqipëria që duhet rilindur.

"Kjo është Shqipëria, të cilën në vitin 2005 Saliu dhe Partia Demokratike e morën përdore duke i treguar duar të pastra tek të cilat fatkeqësisht pati shumë njerëz që besuan ashtu sikundër marrja e Shqipërisë përdore nga ato duar u bë e mundur e duart tona, duart e të gjithë atyre zemra e të cilëve rreh majtas nuk ishin të bashkuara”, theksoi lideri socialist.

Në përfundim të këtij argumenti, numri një i opozitës tha se “Shqipëria pas 23 Qershorit do të ketë një qeveri që do të ketë frikë jo nga çfarë thënë njerëzit, por nga sa e aftë do të jetë për t’i plotësuar njerëzve ato ëndrra, ato ambicie, ato dëshira”. “Një polici shteti të kthyer në krye të detyrës”, përfundoi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Deklarata, lideri socialist i dha gjatë prezantimit të programit të PS "Rilindje" në qytetin e Elbasanit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?