Rama: Shqipëria e Serbia mund të
bëjnë atë që bënë Gjermania e Franca

Rama: Shqipëria e Serbia mund të<br />bëjnë atë që bënë Gjermania e Franca
Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë për Ballkanin atë që kanë bërë për Evropën Gjermania dhe Franca. Kryeministri Edi Rama i është referuar një prej zhvillimeve historike më të rëndësishme të Evropës moderne, për të nënvizuar peshën e Gjermanisë në tërë kontinentin, ashtu si dhe në rajonin e Ballkanit. Në Forumin Ekonomik Shqiptaro-Gjerman, ku i pranishëm qe ish Kancelari Gerhard Shroeder, Rama solli në vëmendje raportet e shkëlqyera tregtare e diplomatike me Berlinin.

Ish Kancelari Gerhard Shreder tha se raportet e mira mes dy vendeve shtrihen në kohë pavarësisht forcave politike që qeverisin shtetet përkatëse.

Në forum u vlerësuan investimet gjermane në Shqipëri e në rajon si dhe rrugët e përbashkëta të zhvillimit, gazsjellësit, korridoret e energjetikës dhe infrastrukturat.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas