Rama: Shqipëria e Serbia, si
Franca e Gjermania në Evropë

Rama: Shqipëria e Serbia, si<br />Franca e Gjermania në Evropë
Në prag të vizitës së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në vendin tonë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën serbe Danas.

“Ne presim thellim të bashkëpunimit me Serbinë dhe që së bashku të ecim në rrugën e paqes dhe të integrimit evropian, me besimin se Shqipëria dhe Serbia, populli shqiptar e serb, të mund të bëjnë për Ballkanin sot atë që Franca dhe Gjermania, francezët dhe gjermanët bënë për Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh kryeministri Rama.

Vuçiç pritet të mbërrijë nesër në Tiranë. Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri dhe do të pritet me të gjitha nderimet që përcakton protokolli shtetëror, çka nënkupton se, siç u ngrit flamuri shqiptar në pallatin “Serbia” dhe u këndua himni shqiptar, kur Rama vizitoi Beogradin më 10 nëntor, edhe në Tiranë nesër do të këndohet himni serb dhe do të ngrihet flamuri serb.

“Kjo vizitë ka një domethënie të vecantë, është një indikator i vendosmërisë tonë për të ecur përpara në rrugën që nisëm në Berlin, gushtin e kaluar, nën lidershipin vizionar për Ballkanin të kancelares gjermane Angela Merkel”, ka thënë kryeministri Rama për të përditshmen serbe.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë