TIRANË, 27 Qershor /ATSH- I. Vata/-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook", uroi të gjithë njerëzit e artit që Shqipëria arriti të bëhet pjesë e programit CREATIVE EUROPE.
" Një arritje e bukur për një vend që deri dje kishte përfunduar jashtë radarëve të Europës. CREATIVE EUROPE është programi ku Shqipëria hyn tanimë si një vend i respektuar europian, që ka nisur të bëjë edhe për kulturën e artet ç'ka nuk është bërë në shumë vite të marra bashkë. Urime njerëzve të kulturës e të artit, përgëzime Ministrisë së Kulturës e faleminderit ministres që me kurajo e argumenta arriti t'a fusë Shqipërinë në CREATIVE EUROPE", shprehet Kryeministri Edi Rama./a.g/