TIRANË,10 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama nëpërmjet statusit të tij Facebook sjell një album me foto të titulluar "Shqipëria solidare" pjesë nga aktiviteti i sotëm ne qarkun e Beratit së bashku me drejtoren e Bankës Botërore për Shqipërinë, për përballimin e dëmëve jashtë shtëpive të përmbytura.
"Sot në qarkun e Beratit, së bashku me drejtoren e Bankës Botërore për Shqipërinë, që po punon prej ditësh për të kaluar me sukses edhe sfidën e mëtejshme të përballimit të dëmeve jashtë shtëpive. Nderkohe, për ushqimet, veshmbathjet dhe të tjera pasoja brenda shtëpive, po vazhdon parreshtur puna e shtabeve të emergjencave dhe grupeve vullnetare. Mbresëlënës solidariteti i nxënësve dhe mësuesve të shkollave të qarkut që po japin kontributin e tyre me ndihma modeste, por shumë domethënëse", shkruan Rama. /a.ke/









