Rama shtrëngon dorën sërish
me Vuçiç,në maj vjen në Tiranë

Rama shtrëngon dorën sërish<br />me Vuçiç,në maj vjen në Tiranë
BRUKSEL - Kryeministri Edi Rama ka shtrënguar  sërish dorën me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës në Bruksel ku po marrin pjesë në takimin "Ëestern Balkan's 6", i njohur ndryshe si procesi i të Berlinit.
 
Nga pamjet duket një takim i ngrohtë mes Ramës dhe Vuçiç, pavarësisht deklaratave të ditëve të fundit të shefit të qeverisë shqiptare për bashkim me Kosovën që nxitën reagime të shumta në Beograd. Biseda mes dy kryeministrave u përqendrua në projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit.

Kryeministri Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Europës në tërësi. "Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përparaduke bërë sëbashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas luftës së dytë botërore për Europën. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë se Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian po aq sa BE ka nevojë për Ballkanin", theksoi kryeministri Rama.

Nga ana tjetër kryeministri Vuçiç shprehu mbështetjen e qeverisë serbe për projektet në fjalë dhe theksoi se "Bashkimi Europian duhet të kuptojë dhe mbështesë vendet e Ballkanit perëndimor dhe mbështetja projekteve në fjalë do të nxisin ekonominë e të dy vendeve". Kryeministri serb konfirmoi vizitën e tij në Shqipëri në fund të muajit maj ku do të marrë pjesë në konferencën e SECP që do të zhvillohet në Tiranë.



ramaa
FOTO

rama vucic
FOTO

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS