TIRANE- Kyeministri i ardhshëm Edi Rama dhe bashkëshorjtja e tij Linda Rama shtruan mbrëmjen e sotme një darkë-iftar për besimtarët myslimanë që janë në muajin e tyre të Ramazanit.
Të pranishëm ishin mbi 300 të ftuar, përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, figura politike etj.
Rama, në fjalën e tij para të ftuarve, e çmoi fenë në Shqipëri si një trashëgimi unikale botërore, pasi ajo këtu, ndryshe nga ç'ndodh nëpër botë, do të thotë bashkim dhe jo ndarje.
Ai kujtoi vitet e para kur Dom Jubani në Shkodër organizoi meshën e paligjshme në kishën që ishte ende Pallat Sporti dhe ku atje, në atë grumbullim të paligjshëm, u mblodhën myslimanë dhe të krishterë dhe ku atë vetë, Ramën, e çoi atje rruga e lirë.

Por, Rama gjykoi se kjo trashëgimi është e rrezikuar dhe duhet mbrojtur, duhen marrë masa edhe nga qeveria për ta ruajtur atë.
"Nëse ne nuk e kuptojmë rrezikun që i kanoset, nesër mund të jetë vonë, - tha ai, - "ndaj mendoj se secili prej nesh ka diçka për të bërë për të mbrojtur vlerat e saj dhe kultivuar ato tek më të rinjtë.
Edhe qeveria shqiptare ka në dorë të bëjë shumë dhe ne do ta bëjmë," - premtoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Të pranishëm ishin mbi 300 të ftuar, përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, figura politike etj.
Rama, në fjalën e tij para të ftuarve, e çmoi fenë në Shqipëri si një trashëgimi unikale botërore, pasi ajo këtu, ndryshe nga ç'ndodh nëpër botë, do të thotë bashkim dhe jo ndarje.
Ai kujtoi vitet e para kur Dom Jubani në Shkodër organizoi meshën e paligjshme në kishën që ishte ende Pallat Sporti dhe ku atje, në atë grumbullim të paligjshëm, u mblodhën myslimanë dhe të krishterë dhe ku atë vetë, Ramën, e çoi atje rruga e lirë.

Por, Rama gjykoi se kjo trashëgimi është e rrezikuar dhe duhet mbrojtur, duhen marrë masa edhe nga qeveria për ta ruajtur atë."Nëse ne nuk e kuptojmë rrezikun që i kanoset, nesër mund të jetë vonë, - tha ai, - "ndaj mendoj se secili prej nesh ka diçka për të bërë për të mbrojtur vlerat e saj dhe kultivuar ato tek më të rinjtë.
Edhe qeveria shqiptare ka në dorë të bëjë shumë dhe ne do ta bëjmë," - premtoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/e.s/shqiptarja.com)









