“Përshpejtoni punën si komisione parlamentare, pasi në prill pritet të vijë projektligji për pensionet dhe ai për policinë e shtetit”, mësohet të ketë thënë Rama. Ku kërkoi që brenda gjithë afateve ligjore të kalojnë sa më shpejt në komisione. Ndërsa deputeti Paulin Sterkaj, shprehu shqetësimin për riorganizimin e ri të drejtorive pyjore, ku jo vetëm s’ka mundësi për punësim të ekspertëve të majtë, por po shkurtohen dhe ata që kanë qenë. Rama ka sqaruar se është një riorganizim i ri, për të mbrojtur këtë pasuri kombërtare. Ku do të ngrihet një Task Force dhe policia pyjore, që do të monitorojë e do të mbajë nën kontroll gjithë territorin.
Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)