Rama: Shumë 'Gate' në gjyqësor
Pas Lazaratit, radha e drejtësisë

Rama: Shumë 'Gate' në gjyqësor<br />Pas Lazaratit, radha e drejtësisë
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur mbledhjen e grupit parlamentar, për të dhënë një mesazh të fortë ndaj sistemit të drejtësisë, duke premtuar reformim të thellë ndaj gjyqësorit. Rama deklaroi se 1 vit pas fitores në zgjedhjet parlamentare, shqiptarët presin më shumë nga mazhoranca, që sipas kryeministrit do të thotë lufta frontale me gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kryeministri krahasoi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar me kreun e bandës së Lazaratit, Gate Mahmutaj, por që në vend të armëve kanë çekicin e drejtësisë.

....

Pas triumfit të Lazaratit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar vendosmërinë e qeverisë për “përballje frontale” me çdo element të kriminalizuar të gjyqësorit, duke paralajmëruar nisjen e reformës në drejtësi në sesionin e ri parlamentar. Atij gjyqësori që kreu i mazhorancës e vlerësoi të pakrahasueshëm me trafikantin Gate Mahmutaj, të kapur në Lazarat.

Qartazi dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, shefi i ekzekutivit tha se qeveria është e gatshme të përballet me çdo kosto me ​“Gatet” e gjyqësorit që me një të rënë të çekiçit lirojnë “Gatet”.

“Derisa nuk ndahen me Gatet, të shkojnë të rrijnë te vendi i Gateve”, tha Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u mbajt kur shënohet 1 vit nga fitimi i zgjedhjeve te 23 qershorit nga socialistet. 

Rama: Gatet e gjyqesorit i bejne parate duke liruar gatet nga burgu, perballej frontale me ta
“Shqiptarët mbështetën superaksionin në Lazarat për dy arsye, që sot pas rënies së “Republikës së turpit” janë aty: Për shtet dhe drejtësi. Ajo nuk ishte vetëm një plantacion droge jashtë kontrollit të shtetit, ishte një shëmbëlltyrë arrogance e shkeljes së shtetit nga forca e paligjshmërisë. Lazarati tregoi se ne mundemi dhe se asgjë nuk është e pamundur. Fenomeni Lazarat, si forcë e paudhë e paligjshmërisë është shumë herë më i rrezikshëm në sistemin. Gatja i Lazaratit me armë e hashash është askushi në krahasim me “gatet” e pushtetit gjyqësor, paratë i bëjnë me thasë duke nxjerë “gatet” nga burgu. Përballje frontale me çdo element të kriminalizuar të gjyqësorit. Me një të rënë të çekiçit të tyre lirojnë “gatet”. Jemi gati të përballemi me çdo kosto me ta. Derisa nuk ndahen me “gatet”, të shkojnë të rrijnë më “gatet” te vendi i “gateve” pa mundur të bëjnë dëm për qytetarët që s’është vendi i gateve, por i familjeve të njerëzve të zakonshëm”, tha Rama.

Rama: Krimi gjeti nje aletat, opoziten e sotme
Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën e sotme se ndërsa Policia e Shtetit ishte në krye të detyrës në aksionin antikanabis në Lazarat,  u bë aleate me krimin.
 
“Zotim plotësisht i mbajtur në këtë 23 Qershor, pa u mbushur ende 300 ditët e mandatit tonë qeverisës. Çdo ditë ka qenë një betejë më vete në rrugën drejt kthimit të policisë në rrugën e detyrës. Ka pasur momente që do kishin dekujaruar shumëkënd, aq më tepër kur krimi ka gjetur një aleat, opozitën e sotme politike”, tha Rama.

Aksioni ne Lazarat, Rama: Tahiri meriton ndjesën e heshtur të disa deputetëve
Por pavarësisht vështirësive, Policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm, ishin në krye të detyrës tha kryeministri. duke ngritur lart rolin e policisë dhe ministrin Tahiri, në përballimin e situatës. Por përveç vlerësimin ndaj Tahirit, Rama kritikoi edhe deputetët socialistë se nuk kanë dhënë mbështetjen e duhur ndaj ministrit.
 
“Nuk ka pasur një sekondë të vetme kur unë të kem dyshuar se ne nuk do ta përmbushnim zotimin për ta kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Kam parë përkushtimin e ministrit Saimir Tahiri, ai meriton jo vetëm falenderimin tonë për vlerën e shtuar që i ka sjellë jo thjesht qeverisjes, por familjes sonë në sytë e publikut. Kërkon ndjesën të heshtuar të kujdo deputeti që ndaj tij se ka bërë si duhet detyrën e deputetit. Mbështetja pa rezervë ndaj çdo ministri që për shkak të detyrës përballet me sfida, nga reforma që prekin shpeshherë interesa të thella, apo edhe më keq, si në rastin e Tahirit që i duhet të përballet me situata tejet të rënda. Sidoqoftë le të ndihemi me zë të lartë krenar për faktin se ëndrrat dhe shpresat e rilindjes nuk janë fikuar por janë forcuar falë shumë punësh të mira dhe rezultatesh të prekshme dhe punës shembullore të Policisë së Shtetit që ishte qershia mbi tortën e kësaj dite të shënuar”.

Rama: Me këtë system drejtësie, as me dylbi nuk e shohim anëtarësimin në BE
Kreu i qeverisë tha se shpreson në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, pavarësisht se shprehu rezerva për Europën e sotme, por sa i përket anëtarësimit të plotë në BE, Rama tha se Shqiëpria e ka të pamundur me këtë sistem drejtësie.
 
“Marrja e statusit, që shpresoj që do ta marrin, por që asnjëherë si dihet me këtë Europë që është sot, është fundi i mundësisë që kemi si vend për mjerimin e drejtësisë sonë. Askush nuk na toleron dot më dhe askush nuk tolerohet dot më, me këtë system drejtësie anëtarësimi në BE të jemi të qartë Shqipëria nuk e shesh dot as me dylbi. Dy janë reformat që dallojnë mbi gjithë të tjerat, reformat territoiale që mbështetet mbi 75 % të popullsisë dhe reformat në drejtësi që mbështetja është totale”.
 
Rama: Shqipëria drejt ndryshimit, por ky vetëm fillimi
Në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama ka risjellë në vëmendje që si sot një vit më parë, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij ai theksoi se pas një viti, qeveria ka arritur t’i qëndrojë zotimit të bërë për të ndryshuar Shqipërinë, por shtoi se ky është vetëm fillimi.

“Sot para një viti aleanca jonë mori 1 milionë vota. Nuk është aspak e lehtë, thuajse e pamundur, që 1 vit të ruajë në të njëjtën lartësi një qeveri në raport me votuesit e vetë. Dhe sot ne kemi qëndruar në lartësinë e madhe të nderit që na bënë njerëzit, drejtimin e vendit tonë. Dhe jemi të vetëdijshëm për fuqinë tonë, për të ndryshuar Shqipërinë, por ky është vetëm fillimi.”


Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç