Rama: Shumë shpejt nisin punimet dhe për portin dhe aeroportin e Vlorës, janë 'fabrika' pune

Rama tha se shumë shpejt do të nisin punimet edhe për aeroportin dhe portin e Vlorës që do të nxisin edhe më shumë zhvillimin ekonomik duke u kthyer në 'fabrika' pune për banorët e zonës.

“Ajo që është shumë elementare dhe nuk do ishte nevoja të shpjegohej është që pikërisht të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi shumë më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, në një mundësi rishpërndarjeje shumë më të madhe që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta dhe shumë më tepër vende pune dhe të paguara shumë më mirë. Për pak ditë më në fund, pas një kalvari të vërtetë ne do të bëjmë të njëjtën gjë si sot, duke ngritur kantierin e aeroportit drejt Vlorës. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar, do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar si një aeroport i një kategorie të lartë, ndër më të lartat sipas standardeve europiane, që do të ofrojë fluturime kudo, edhe kapacitet fluturimesh transoqeanike dhe shërbime të cilat ende sot nuk i ka aviacioni civil shqiptar që do të jenë të mundura dhe në aeroportin tjetër Nënë Tereza, falë një investimi tjetër që fillon nga ai aeroport në pistë që sot e bën të pamundur vendosjen e fluturimeve direkte me SHBA dhe vende të tjera jashtë Europës. Një port për jahtet që përsëri është një tjetër motor për ekonominë e vendit. Këto janë të gjitha ‘fabrika buke’ që sjellin hallka të reja të zinxhirit të vlerës. Në portin turistik të Vlorës do ketë shumë shërbime që do i kryejnë vendasit që do të thotë do ketë shumë vende pune, fluks të shtuar njerëzisht që do vijnë për të dalë, për të shëtitur, për të ngrënë, për të fjetur dhe do të sjellin para”, tha Rama


Lajmi kryesor:

Nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përshkohet në 7 min! Rama: Plotëson gjerdanin e investimeve të bëra në zonën e Labërisë! Sjell zhvillim ekonomik dhe turistik


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër