Rama shuplakë LSI: S’do jetë në
pushtet sikur deti të bëhet kos

Rama shuplakë LSI: S’do jetë në<br />pushtet sikur deti të bëhet kos
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër sulmeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke paralajmëruar se s’do jetë në pushtet edhe sikur deti të bëhet kos.
 
Nga qyteti i Vlorës, ku zhvilloi mitingun përmbyllës me mbështetës të PS, Rama tha se LSI vijon të premtojë vende pune, por nuk do ketë më çifligun në shtet.
 
“Unë ua them vlonjatçe, çamëve të Vlorës, nëse në fletën e votimit, në vend që ta bëni flamur kuqezi e bëni biletë mikrobusi për dashin e Havasë, Jazëk ju qoftë.
 
Je anëtar i LSI-së, aq më keq dhe aq më mirë. Lërë sot atë parti në lajthitjen e saj dhe mos lajthit bashkë me atë që nëse të gjeti një punë të merr kuotë mujore nga rroga.
 
Nëse ta premtojnë një punë sot, të gënjejnë, sepse çiflig në shtet për ta nuk do të ketë më të paktën për katër vjet dhe sikur deti i skelës të bëhet kos.
 
Të ofrojnë hallvë në këmbim të votës, mos e refuzo, por votën që ke për Shqipërinë, mos e bëj hallvë për tepsinë e tyre
”, tha Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit