Kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin e qeverisë për siguracion e trajtim shëndetësor me standarde të larta për forcat speciale të policisë. Kreu i Policise se Shtetit, Artan Didi theksoi: "Ndihmë të menjëhershme financiare të gjitha familjeve të policëve të rënë në detyrë"., ndërsa kreu i Ministrisë së Brendshme theksoi "Policinë e Shtetit si familje e madhe".
Pas fjalës së tre personaliteteve të shtetit, fëmijëve iu ndanë pako me dhurata dhe me vlerë monetare, kontribut i donacionecve të ndyryshme të policëve por dhe bizneseve.
DIDI: NDIHMË EKONOMIKE GJITHË FAMILJEVE TË POLICËVE TË RËNË
"Këtë festë e organizuam për të plotësuar dëshirën dhe amanetin e prindërve, që dhanë jetën për të siguruar jetën e gjithë fëmijëve. Të përkulemi me nderim para veprës së prindërve të tyre. Detyrimi ynë që ata të rriten e edukohen e bëhen të denjë. Nderimi në kodin e shqiptarit", theksoinë fjalën e tij kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Ai shtoi se "shoqëria ka marrë masat për të zbutur pasojat me ndihmë të menjëhershme financiare dhe trajtim ekonomik të të gjithë familjeve të policëve të rënë në detyrë. PSH do jetë me ju jo vetëm në festa, por në gjithë problematikat që do keni".
TAHIRI: TË NDËRTOJMË SADOPAK SENSIN E FAMILJES SË PËRBASHKËT TË POLICISË
Pas Didit fjalën e ka marrë ministri Tahiri. Ai pasi ka evidentuar se "askush nuk zëvendëson prindërit" ka premtuar se "me përpjekjen tonë maksimale njerëzore jemi për të ndërtuar sadopak sensin e familjes së përbashkët: familja e Policisë së Shtetit". "Konsiderojeni që të gjithë bashkë; unë, ju ne ndërtojmë dita-ditës shpirtin që na mban lidhur mbi vlera dhe principe. Do jemi gjithmonë afër jush jo vetëm në festa dhe do mundohemi të jemi ata që zëvëndësojnë sadopak atë që ju mungon. Brezat t’i mbledhim bashkë në familjen e PSH", tha Tahiri.
RAMA: FAMILJET E POLICËVE, AMANET ME PËRGJEGJËSINË MË TË LARTË
"Me gjithë vështirësitë dhe kushtet që nuk na lejojnë të bëjmë çfarë do donim të bënim ne do bëjmë të pamundurën, që çdo anëtar të ndihet i qetë, i mbështetur me gjithë respektin që meriton dinjiteti i tij, si pjesë e një institucioni, që është i domosdoshëm dhe jetik për gjithë qytetarët, shoqërinë, që për gjithçka ne konsiderojmë vlerë të bashkëjetesës sonë për sigurinë dhe qetësinë e gjithësecilit", tha ndër të tjera kryeministri i vendit para familjeve të policëve të rënë në detyrë. "Ne arritëm që jo vetëm me fjalë, por dhe me vepra ta japim këtë mesazh të qartë dhe të fortë gjithë punonjësve dhe këtë mesazh do ta forcojmë vijimësisht duke siguruar jo vetëm një trajtim financiar për secilin, por duke siguruar vijimësisht mbështetjen e domosdoshme morale për të cilën policia ka nevojë për më shumë se çdo gjë tjetër në fund të fundit". "Asnjë prej nënave të këtyre fëmijëve mos ndihet vetëm me pamundësinë për të mbajtur fëmijët e saj me një punë, mos ndihet e pafuqishme për të bërë më të mirën për fëmijët e saj. Një premtim që do ta mbajmë në çdo hap. Fëmijëve iu them se duhet të ndihen shumë krenarë për prindërit e tyre të humbur dhe të sigurt edhe pse asgjë s’ua kthen më baballarët, asnjëherë për ta nuk do mungojë kujdesi, solidariteti, mbështetja e shtetit përmes MB, strukturave që janë plotësisht të vetëdijshme se ky është amanet që gjithkush prej nesh do ta nderojë me përgjegjësinë më të lartë", theksoi Rama.
RAMA: SIGURACION SHËNDETËSOR PËR FORCAT RENEA
Kryeministri Rama njoftoi "një lajm të mirë për ata që janë në frontin më të vështirë në Policinë e Shtetit, në forcat speciale dhe operacionale". Rama bëri me dije se sapo është firmosur për ta një tjetër vendim të qeverisë, duke i hapur rrugë trajtimit special të cilitdo prej tyre që do ketë nevojë për kujdes shëndetësor dhe duke garantuar që për çdo vizitë, operacion apo çfarëdolloj nevoje që të garantohet kujdesi maksimal shëndetësor shteti do paguajë sigurim të posaçëm shëndetësor special, për të garantuar trajtimin me standard dhe maksimal për ta. "Duhet ta mirëkuptojmë padurimin e fëmijëve për të marrë dhuratat. Gëzuar Vitin e Ri, shëndet dhe sa më shumë gëzime në familjet tuaja!", përfundoi fjalën Rama.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)