Rama: Simboli i bunkerit, për të 
kuptuar marrëzinë e regjimeve

Rama: Simboli i bunkerit, për të <br />kuptuar marrëzinë e regjimeve
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga momenti i çlirimit të Tiranës, 17 nëntor 1944, ku partizanët arrijnë të marrin institucionet e kontrolluara nga nazistët.
 
Në foton e postuar nga Rama në rubrikën AMACORD, duken partizanët pranë bunkerit ndërmjet ministrive, i cili sot është shndërruar në një instilacion artistik.
 
Rama shkruan se simboli i bunkerit duhet të shfaqë më shumë se kurrë marrëzinë dhe absurditetin e regjimeve që mbajnë zgjuar paranojën.
 
Bunkeri simbol ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve, do të çelet për publikun të shtunën e 17 nëntorit,
e cila përkon edhe me datën e Çlirimit të Tiranës.  
 
Postimi i Ramës në Facebook:
Çlirimi i Tiranës nga pushtuesit, më 17 nëntor 1944, falë luftës heroike të partizanëve, e gjeti kryeqytetin për herë të parë, por jo të fundit, me shenjat e dukshme të vetëmbrojtjes paranojake të çdo sistemi totalitar në shembje e sipër siç ishte nazi-fashizmi atëbotë; bunkerët.
 
Çdo 17 nëntor, e cila është dita ndërkombëtare e rinisë, simboli i bunkerit duhet të shfaqë më shumë se kurrë marrëzinë dhe absurditetin e regjimeve që mbajnë zgjuar frikën duke tulatur ndërgjegjen dhe gjykimin e lirë. Por jo vetëm. Bunkerët, nga të cilët askush që e di se sa vlen liria nuk ka pse trembet, janë aty si dëshmi e çmimit të lartë që secili prej nesh paguan për demokracinë dhe moskthimin në errësirën e mungesës së lirisë, bash si ç'janë kampet muzeale të përqendrimit sot, një shkollë më vete e historisë për të gjithë njerëzit pa myk në tru.
 
Në këtë frymë do të kthejmë në jetë edhe Bunkerin e Ministrisë së Brendshme ditën e shtunë. 

rama

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda