Rama: Sistemi i shëndetësisë
i kalbëzuar, duhet transformim

Rama: Sistemi i shëndetësisë <br />i kalbëzuar, duhet transformim
TIRANE - Transformim rrënjësor. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një bashkëbisedim me studentët e mjekësisë në kuadër të programit të kësaj partie për shëndetësinë. Kryesocialisti vuri theksin në mangësinë e fondeve të qeverisë për sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar njëherësh sistem të padrejtë për qytetarët.

“Duhet ta rindërtojmë nga e para, sepse nuk qëndron më në këmbë, është i kalbëzuar si sistem”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi se sistemi aktual i shëndetësisë bazohet në xhepin e individit, sipas tij rëndon mbi të dobëtin. Numri një i opozitës tha se rreth 1 milionë shqiptarë janë të pasiguruar, të cilët paguajnë tarifa më të larta se disa vite më parë. “Sistemi është i padrejte edhe për ata që paguajnë, pasi nuk marrin kujdesin që meritojnë”, theksoi Rama.

Kryesocialisti akuzoi Kryeministrin Berisha se nuk mban premtimet e dhëna, duke përmendur deklaratën e Berishës për 5-fishimin e ISKSH. “Në fakt është ulur 5-fish financimi në Ministrinë e Shëndetësisë, lekët kanë kaluar nga një xhep te tjetri”, tha Rama.  “Në 2009 qeveria premtoi rritjen e buxhetit të shëndetësisë me me 60 %, e ka rritur vetëm 18 %”, deklaroi Rama gjatë takimit me studentët e mjekësisë.

Duke përmendur pikat kyçe të programit të Partisë Socialiste për shëndetësinë, Rama tha se “jemi të angazhuar për të bërë falas ekon për gratë shtatzëna”. Madje, shtoi ai, shtatzënat e papuna do të marrin kujdes shëndetësor falas.

Shefi i opozitës tha se do të ndërtojë një sistem të ri shëndetësor ku shteti do të blejë shërbimin shëndetësor. “Do themelojmë shërbimin universal shëndetësor”, vijoi Rama.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë