Kryeministri Rama ka postuar në Facebook disa foto të punonjësve të shtetit të cilët po përballojnë me sukses dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe shirat e shumtë që kanë rënë 3 ditët e fundit në të gjithë vendin.

Rama i ka shoqëruar fotot me shkrimin, “Vazhdon prej 72 orësh pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit, në përballimin e një situate tejet kritike që po shkon drejt përmirësimit. Faleminderit me mirënjohje çdokujt që po jep sa mundet në këtë përpjekje të madhe e të përbashkët.”

[gallery]25023[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com