Rama sjell historinë e suksesit të një biznesi në Pazarin e Gjirokastrës: Fuqizon ekonomikisht zonjat duararta

Rama sjell historinë e suksesit të një biznesi në Pazarin e Gjirokastrës: Fuqizon ekonomikisht zonjat duararta

Pamje nga Pazari i Gjirokastrës

GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama ka publikuar pamje nga pazari unik i Gjirokastrës që tashmë është kthyer në një qendër biznesesh duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe atyre të huaj.  

Rama ka sjellë në vëmendje historinë e një biznesi tradicional shqiptar në qendër të pazarit që furnizohet nga 60 familje gjirokastrite që ruajnë me pasion traditën e zahireve tradicionale.

Ky biznes është mbështetur financiarisht nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, e ndërsa Rama shkruan se është një histori suksesi që sot i shërben fiuqizimit ekonomik të zonjave duararta të Gjirokastrës.   

"Në qendër të pazarit karakteristik të Gjirokastrës, Manjola ka ngritur dyqanin e prodhimeve tradicionale shqiptare që sot furnizohet nga një rrjet prej 60 familjesh gjirokastrite të cilat ruajnë me pasion traditën e zahireve tradicionale. Dyqani “E dua” është një tjetër histori suksesi e mbështetur financiarisht nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, që sot i shërben edhe fuqizimit ekonomik të zonjave duar arta të Gjirokastrës", shkruan Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Gjuajta tim bir autik’! Edmond Tupja rrëfen pengun e jetës

‘Gjuajta tim bir autik’! Edmond Tupja rrëfen pengun e jetës